Shqiptarët rrezikojnë jetën për të shpëtuar nga flakët plakun gjerman

Gjermania

Shqiptarët rrezikojnë jetën për të shpëtuar nga flakët plakun gjerman

Nga: Fitim Dika Më: 8 mars 2017 Në ora: 19:08
Flakët

Nga një shpërthim zjarri në Altsadt të Heiligenstadt, të martën mbrëma është plagosur rëndë një burrë, shkruan thueringer-allgemeine.de.

Në një punëtori në Heiligenstadt, mbrëmjen mes së martës dhe së mërkurës ka shpërthyer një zjarr ku një burrë (69) ka marrë lëndime të rënda si pasojë e asfiksisë. Shpërthimi i zjarrit ka ndodhur rreth orës 19.30 kur kalimtarët kishin alarmuar zjarrfikësit.

“Kur kanë parë këtë situatë dy burra nga Kosova, 41 dhe 44 vjeç, janë futur mes flakëve në punëtori për të shpëtuar 69 vjeçarin që ndodhej brenda. Dy shpëtimtarët mbetën të lënduar lehtë, por arritën të nxjerin gjallë plakun gjerman i cili u dërgua me lëndime të rënda në spitalin e Hanoverit,” përcjell botasot.info.

Shkaku i vjetërsisë së ndërtesave shuarja e zjarrit ka zgjatur disa orë, ndërsa është përhapur edhe në ndërtesat pranë, por pa sjellë dëme në njerëz. Dëmet e shkaktuara llogariten në 100.000 euro.

Për shuarjen e zjarrit u aktivizuan 90 zjarrfikës dhe pesë kamionë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat