Kapet adoleshenti gjerman i dyshuar për vrasjen e shqiptaro-zviceranit, ja motivet e mundshme

Gjermania

Kapet adoleshenti gjerman i dyshuar për vrasjen e shqiptaro-zviceranit, ja motivet e mundshme

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 13 mars 2017 Në ora: 15:38
Sony S

Një gjakderdhje kaloi gjithë kufijtë: në natën e së shtunës shqiptaro-zvicerani Sony S. humbi jetën si pasojë e një përleshje në Shisha-Bar në qytetin gjerman Konstancë. Policia gjermane ka arrestuar të dyshuarin kryesor për veprën penale një gjerman (17), shkruan BLICK.

19 vjeçari nga Shafhauseni i Zvicrës në lokal ndodhej me të dashurën, kur ndodhi tragjedia - goditja e tij me thikë në pjesën e sipërme trupore, duke marrë një frakturë në mushkëri që i solli gjakderdhjen me pasojë vdekjen. Nuk dihet saktësisht motivi ndërsa një kushëri i të ndjerit është shprehur se ka qenë fjala për një ngatërrim me fund tragjik. Sipas tij, agresorët ishin duke kërkuar një person tjetër. Por një shok tjetër i 19 vjeçarit thotë se konflikti kishte lindur në lidhje me një vend parkimi. Sony S. kishte emigruar nga Kosova në Zvicër shkruan gjermanja "Syd Kurier".

Kapet i dyshuari kryesor

Prokuroria gjermane ka bërë me dije se është arrestuar i dyshuari kryesor, një gjerman 17 vjeçar. Ai është dërguar përpara organeve të drejtësisë, përcjell botasot.info. I dyshuar tjetër është edhe Omar H. (21) që i është shqiptuar masa e paraburgimit. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të afërmit e Sonny S. janë të tmerruar nga ngjarja. «Ai kurrë nuk kërkonte bile evitonte konfliktet. Ishte një person i ri me shumë respekt,” thotë kushëriri L.I./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat