Fejza emërtohet kryetar i degës së Lobin EuroAtlantik Shqiptar në Gjermani

Gjermania

Fejza emërtohet kryetar i degës së Lobin EuroAtlantik Shqiptar në Gjermani

Më: 15 mars 2017 Në ora: 11:28
Sami Fejza

Kryesia e degës së Lobit EuroAtlantik Shqiptarë në Gjermani në mbledhjen e mbajtur më 12 mars 2017 bëri këto ndryshime në Kryesi.

Në mbledhjen e Kryesisë së Lobit EuroAntlantik Shqiptar dega në Gjermani pas gjithë bisedimeve, konsultimeve me gjithë anëtaret e kryesisë së Gjermanisë erdhën në përfundim pas largimit të Krytarit Basri Smajli për shkaqe private, obligimi i tij në shkollim të mëtutjeshëm, Lobin EuroAtlantik Shqiptarë me shumicen e Kryesisë u zgjodhi veprimtarin e shquar Sami Fejza Kryetar të degës së Lobit për Gjermani, veprimtar i mëhershëm në kontributin e dhënë në luftën çlirimtare të UÇK-së.

Si dhe dy zëdhëndësit të mirënjohur z. Hisri Osmani dhe Hilimi Shyti si dhe sekretar juristi Musa Tolaj, që të gjithë të njohur për veprimtarin e tyre në favor të kombit shqiptar.

Sami Fejza, kryetar i degës së Lobit EuroAtlantik Shqiptarë në Gjermani; Hysri Osmani, zavendëskryetar i parë; Hilmi Shyti zëvendëskryetar i dytë; Musa Tolaj sekretar të degës së Lobit EuroAtlantik në Gjermani.

Kryesia vendosi që në një periudhë të shkurtër të themelohen në disa qendra këshillat inicuese për themelimin e nëndegëve të Lobit EuroAtlantik Shqipëtarë. Ftojmë bashkëluftëtarët, bashkëveprimtarët që gjithë së bashku të kontribojmë në ribashkimin e mërgatës sonë rreth Lobit EuroAtlantik Shqiptarë. Me respekt, kryesia e Lobit EuroAtlantik Shqiptarë dega Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat