Avni Mehana u shpall hero i ditës në Gjermani pasi shpëtoi 15 nxënës gjermanë, megjithatë është dëbuar për në Kosovë

Gjermania

Avni Mehana u shpall hero i ditës në Gjermani pasi shpëtoi 15 nxënës gjermanë, megjithatë është dëbuar për në Kosovë

Nga: Fitim Dika Më: 15 mars 2017 Në ora: 21:14
Avni Mehana

Shqiptari Avni Mehana u kthye në hero pasi shpëtoi disa nxënës gjermanë në momente kur autobusi pësoi aksident. Megjithatë, të martën në mëngjes punëdhënësi i tij Meent Brunken u përpoq të arrijë telefonikisht Avni Mehanën, por pa sukses. 47 vjeçari disa minuta më vonë kishte hipur në autobusin në drejtim të Hanoverit - familja e tij u dëbua drejt Kosovës dhe nuk kishte mundësi të paraqitej në punë, shkruan NWZ.

Këtu përfundon qëndrimi në Gjermani për Avni Mehanën, i cili prej dy vitesh jetonte në Gjermani sëbashku me bashkëshorten Tahire (48) dhe fëmijët Fjolla (16) dhe Ylli (9) , ku kishte ardhur si refugjat, përcjell botasotinfo. Ajo që e kishte bërë të njohur Avniun, ishte akti i tij i guximshëm, kur, më 28 shkurt kishte ndihmuar 15 fëmijë të tmerruar të dilnin nga autobusi i rrëzuar në një përrua. Kjo e kishte shndërruar njeriun e qetë nga Kosova hero të ditës në Gjermani. Nisur nga kjo rrethanë dhe nga fakti se ai punonte, pra nuk ishte i varur nga shteti, pritej me të drejtë që Avniu mbase të kursehej nga dëbimi në Kosovë.

Ai kishte treguar arsyen pse është larguar nga Kosova. 47 vjeçari kishte punuar në një fermë të vogël të kërpudhave dhe pasi kishte probleme financiare, kishte huazuar të holla nga njerëzit e gabuar, të cilët e kanë kërcënuar atë me vdekje dhe me 20 % më shumë interes. Dy anëtarë të familjes së tij kanë vdekur në mënyrë të dyshimtë dhe ai është i bindur që nëse kthehet në Kosovë, e pret i njëjti fat.

Por Kosova është vend me origjinë të sigurt dhe qytetarët e saj nuk kanë mundësi përfitimi azili në Gjermani./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat