Gjermania ka pranuar 60 përqind të azilantëve në BE, shqiptarët të parët me kërkesa në Luksemburg

Gjermania

Gjermania ka pranuar 60 përqind të azilantëve në BE, shqiptarët të parët me kërkesa në Luksemburg

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 mars 2017 Në ora: 14:56
Azilantë

Në vitin 2016 në vendet e Bashkimit Europian kanë kërkuar 1.2 milion persona azil - një shifër e afërt me rekordin e vitit të kaluar. Lajmi është publikuar nga Eurostat, të enjten, shkruan botasot.info. Sa u takon nacionaliteteve, azilkërkuesit më të shpeshtë kanë qenë sirianët (334.800 persona), afganët (183.000) dhe irakenët (127.000).

Gjermania ka mbetur vendi me i preferuar nga azilkërkuesit - gjithsej 722.300 ose rreth 60 përqind e strehimit të tyre janë raportuar në vendin gjerman. Më pas vijnë Italia (121.200), Franca (76.000) dhe Greqia (49.900). Për kokë banori përsëri vendin e parë e zë Gjermania - një azilkërkues për 8.789 persona, ndjekur nga Greqia (4.625), Austria (4.587), Malta (3.989) dhe Luksemburgu (3.582).

Luksemburgu vjet ka pranuar vetëm 0,2 përqind të gjithë azilkërkuesve në BE, ku një e pesta e tyre janë shqiptarë (Shqipëria 11 përqind dhe Kosova 9 përqind), ndjekur nga sirianët 16 përqind./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat