Vjen mesazhi i mallit dhe dashurisë ndaj atdheut

Gjermania

Vjen mesazhi i mallit dhe dashurisë ndaj atdheut

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 22 mars 2017 Në ora: 08:56
Pjesëmarrësit e Festivvalit Tradicional jubilar-poetik i X me radhë “ Pavarësia poetike 2017” në Gjermani

Asnjë poet, nuk mund të jetë i madh nga vetvetja dhe përmes vetvetes, as përmes vuajtjeve personale, as përmes vetëkënaqësive - çdo poet i madh  është i tillë, ngaqë rrënjët e vuajtjeve e të ngazëllimeve të tij zhyten thellë në truallin e shoqërisë dhe historisë që për pasojë, është organi më përfaqësues i shoqërisë, i kohës dhe i njerëzimit.

Më organizimin e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në  rrethinën e Frankfurtit Mërgata shqiptare mbajti manifestimi poetikë-letrar tradicional „Pavarësia poetike 2017“, i dhjeti me radhë, ku ishin të pranishëm  krijuesit dhe bashkatdhetarë tanë, si dhe adhurues të fjalës së shkruar artistike, që kishin ardhur nga  Gjermania,  Zvicra, Belgjika, Greqia, Kosova  dhe vende të tjera. Në hapjen solemne të këtij festivali- kryetari i shoqatës se shkrimtareve në Gjermani Hasan Qyqalla- në fjalën e tij përshëndetëse në mes tjerash tha së jemi tubua këtu  për të dhjetën herë me radhë në Festivalin tradicional poetik-letrar "Pavarësia  poetike 2017"! Ndryshe, kjo datë e ka historikun për të gjithë neve që jetojme dhe punojmë në diasporë  dhe trojet tjera stërgjyshore na   përkujtojne  tridhjetë e gjashtë  vite më parë kur për herë të parë  u tunden themelet e ish shtetit jugosllav, nga studentët përparimtarë shqiptarë të Universitetit të Kosovës, që më pastaj këto demonstrata, morën përmasa gjithëkombëtare edhe këtu tërë diasporë.

“Liria e popullit shqiptarë është shkruar me Alfabetin e gjakut"!

Gjithashtu  para njëzetë e pesë vjetëve më parë nderoi jetë prof. Martin Camaj, por kundruall skenarit të sotëm, me këtë rast ne shkrimtaret ne diasporë për këto dy figura qendrore të letërsisë moderne shqipe, Drithëro Agollin dhe Ramiz Kelmendin po bëjmë homazhe. "Kur keni filluar të mos jepni më kontribut, keni filluar të vdisni"-  thotë Rusvelti!  Andej, kur jemi këtu duhet të theksojmë tha Qyqalla  së  krijimtaria artistike, është një burim magjepsë i shpirtit individual, por sa të kurorëzohet ajo në letër  dhe në vepra nuk mbetet më vetëm një monolog i krijuesit. Prandaj arti është nocion social-kulturor.

Andaj  asnjë poet, nuk mund të jetë i madh nga vetvetja dhe përmes vetvetes, as përmes vuajtjeve personale, as përmes vetëkënaqësisë- çdo poet i madh  është i tillë, ngaqë rrënjët e vuajtjeve e të ngazëllimeve të tij zhyten thellë në truallin e shoqërisë dhe historisë, se ai për pasojë, është organi më përfaqësues i shoqërisë, i kohës, i njerëzimit".           

 E vura në pah këtë  tha në vazhdim Qyqalla, pasi mu kujtua: “ thenja që nuk ka popull më të përvuajtur, por edhe më heroik se populli shqiptarë”, nëse kemi parasysh kronologjinë e shtegtimit të gjatë të popullit shqiptarë dhe sfidat nëpër të cilat kaloi deri te drita e lirisë. Prandaj Qyqalla e përfundoj fjalën e tij me konkluzionin se "Liria jonë është shkruar me Alfabetin e gjakut"! Të gjithë të pranishmeve  ju dëshiroj përzemërsisht mbarëvajtje dhe suksese në këtë Festival tradicional jubilar të dhjeti me radhë.   

Festivali  tradicional  poetik-letrar - kushtuar shkrimtarëve Ramiz Klemendit dhe Dritëro Agollit

Ky manifestim i shoqatës së shkrimtarëve në Gjermani dhe diasporë  i cili u mbajtë në rrethinën e qytetiti të Franfurtit  ishte dedikuar dy shkrimtarëve të ndjerë Ramiz Kelmendit dhe Dritëro Agollit, ku  për të pranishmit e Festivalit  u lexuan dy kumtesa  kushtua jetës dhe veprës së tyre. Për Ramiz Kelmendin kumtesën e lexoi z. Martin Çuni, kurse  për jetën dhe veprën e e Dritëro Agollit, Bukurije Bushati. Në pjesën e dytë të këtij manifestimit letrar u mbajt një orë letrare me karakter garues, ku poezitë e tyre i lexuan krijuesit poetë  nga shtete e ndryshe të Evropës dhe Gjermania, të cilët në këtë manifestim ishin prezent  me poezitë e tyre të cilët i dhanë këtij tubimit një ngjyrën poetike. 

Juria në përbërje prej tre anëtarësh të Pal Sokolin nga Gjermani,  Miradije Maliqi nga Zvicra  dhe  Bardha Mançe nga Greqia, u ndanë katër shpërblime poeteve për poezitë e tyre me të mira: Me shpërblim të parë u shpërblye poezia e  Martin Çunit, për të dytin poezia e Sylë Bajramit dhe  me shpërblim e tretë u shpërblyes poezia e Sevëme Fetiqit, kurse shpërblimin e publikut e mori poezia satirike e Shaip Ademaj. Në pjesën e tretë të këtij  Festivali u promovuan edhe pesë  libra dhe një reviste letrare numri i trembëdhjetë  me i ri, katër  studime historike nga historiani Murat Ajvazi, libri i fundit i poetit Bahri Shyti dhe revista Mirdita nga Mirdita e Shqipërisë. Në këtë manifestim letrar u ndanë edhe disa mirënjohje, falënderime dhe shpërblime të tjera.

Për tre poetet e Festivalit u ndanë tri shpërblime për poezitë me të mira

Kryesia e Lidhjes të Krijueseve të Shoqatës së shkrimtarëve në mërgatë falënderon të gjithë pjesëmarrësit e këtij Festivali tradicional jubilar poetik- letrar i dhjeti e radhë i cili me prezencën e tyre  madhështoi e zbukuruan këtë manifestim madhështor poetik letrar.  Për pjesëmarrësit e këtij manifestimi nga Gjermania, Zvicra, Belgjika, Greqia,  Kosova dhe vende të tjera e mundësoi pronari  i restoranti me një mikpritjen bujare dhe të madhe shqiptare  i cili e bëni të mundur mbajtjen e këtij manifestimi pranë liqenit të bukur piktoresk.

Për mbajtjen e këtij Festivali kontribut të madh dhanë edhe afaristëve Ramiz Muharremi dhe  Isuf Hasaj, të cilët ndihmuan financiarisht dhe realizimin e këtij manifestimi poetik- letrar. Në fund, sado u lajmëruan disa  vështirësi udhëtimi të pjesëmarrëseve të Festivalit të cilët nga largësitë  erdhën në festival si  krijues- poet dhe shkrimtarë mërgimtarë, sado që u ndie mungesa financiare nga instancat tona shtetërore,  krijuesit ne diasporë me vullnetin dhe entuziazmin e tyre krijues letrar, arrijmë  që me sukses ti organizojmë, ti mbajmë dhe përfundojmë me sukses çdo herë  manifestimet e  tyre nga të cilat,  arrinte  të transmetojmë mesazhe  e mallit dhe dashurisë sonë ndaj atdheut përmes fjalës së bukur artistike  që të jemi sa më afër tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat