Policia gjermane jep shpërblim 5000 euro kush tregon vendodhjen vrasësit e shqiptarit

Gjermania

Policia gjermane jep shpërblim 5000 euro kush tregon vendodhjen vrasësit e shqiptarit

Nga: Fitim Dika Më: 31 mars 2017 Në ora: 17:25
ilustrim

Skena dramatike si nëpër filma: Dy të panjohur udhëtonin me një motor pranë viktimës së ardhshme, duke i gjuajtur me breshëri armësh. Mënjeherë pas aksionit ata largohen në drejtim të paditur, shkruan bild.de.

Policia gjermane akoma po vijon intenzivisht për zbardhjen e plotë të rastit të ndodhur në 9 janar 2017, e hënë, përpara një shkolle fillore në Visselhövede (Niedersachsen), ku dy agresorë e qëlluan në kokë dhe pjesën e sipërme të trupit një shqiptar (46). E gjitha ngjarja ndodhi përpara syve të vajzës së tij. 46 vjeçari ndërroi jetë pas pak ditësh, ndërsa vajza pësoi traumë.

“Ngjarja me pasojë vdekjen përpara një shkolle fillore në Visselhövede ishte si pasojë e një gjakmarrje mes shqiptarëve. Policia ka gjetur ADN e agresorëve dhe një video-incizim. Por krahas kësaj policia gjermane kërkon ndihmë edhe nga dëshmitarët,” shkruan Weser-kurier.de.

“Kush jep informacione të sakta për vendodhjen e agresorëve në numrin e policisë së Rotenburg (04261) 9470 do fitojë shpërblim prej 5000 euro.”

Agresorët në 6 janar kishin blerë motorin me dokumenta greke dhe kishin pamjen e europianëve juglindorë./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat