Në traditën tonë shqiptare gjithmonë ka ekzistuar fjala se nderi duhet kthyer me nder

Gjermania

Në traditën tonë shqiptare gjithmonë ka ekzistuar fjala se nderi duhet kthyer me nder

Nga: Nue Oroshi Më: 2 prill 2017 Në ora: 16:57
Kandidati për Kryetar të Qeverisë së Republikes së Schleswig Holsteinit- Daniel Gunther

Duhët të luftojmë për çdo votë në mënyrë që të mposhtim koalicionin e kuq dhe të gjelbërt sepse lufta do të jetë e fortë dhe rezultati shumë i përafërt. Kështu që ftoj të gjithë shqiptarët që jetojnë në Republikën e Schleswig Holsteinit të dalin masovikisht me 7 Maj 2017 në votime dhe të votojnë CDU-në.

Nga Rezultati i CDU-së në Schleswig Holstein do të vendoset edhe fati i kandidatës tonë shqiptare Floriana Igrishta. Në traditën tonë shqiptare gjithmonë ka egzistuar fjala se nderi duhet kthyer me nder. Prandaj, edhe shqiptarët në Republikën e Schleswig Holsteinit në shenjë respekti për CDU e Schleswig Holsteinit që për herë të parë i dhanë mundësi një kandidate shqiptare të ketë zonën e vetë elektorale duhet që në mënyrë masive më 7 Maj 2017 të votojmë CDU.

Prandaj, çdo votë që do të jepet më 7 Maj për CDU dhe kandidatin e saj për Kryetar të Qeverisë së Republikes së Schleswig Holsteinit - Daniel Gunther do të ndikon në rezultatin përfundimtar që CDU pas 7 Majit të merr përgjegjësinë e Qeverisjes në Republiken e Schleswig Holsteinit, ku përfundimisht do të përfundoj qeverisja e kuqe në Republiken e Schleswig Holsteinit.

Të kuqtë në këtë Republikë çdo votë e fitojnë nga komunitet e huaja, duke u kamufluar për politikën e migrimit dhe pas zgjedhjeve shumë pak i ndihmojnë komunitet e huaja në Republikën e Schleswig Holshteinit. CDU e mbanë fjalën sepse është parti e traditës Qeverisëse, e cila dinë shumë qartë se si duhët qeverisur në të gjitha aspektet.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat