Shqiptari përleshet me serbin në diskotekën gjermane

Gjermania

Shqiptari përleshet me serbin në diskotekën gjermane

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 3 prill 2017 Në ora: 15:58
Ilustrim

Në mëngjesin e së dielës kanë ndodhur dy përleshje masive në diskotekën e Fallenbrunnen, ku kanë marrë pjesë mbi 20 persona, shkruan “Syd Kurier”. Një person është arrestuar, një tjetër është dërguar në psikiatri, një vajzë 17 vjeçare është dërguar në spital, ndërsa për ndarjen e tyre ka vepruar edhe policia, ku njëri sosh mbeti i plagosur, përcjell Bota sot.

Përleshja e parë ka filluar mes një 24 vjeçari serb nga Bosnja dhe një 29 vjeçari shqiptar nga Kosova. Ata u mundua ti ndajë një vajzë 19 vjeçare, ku ka marrë një goditje.

Në përleshjen tjetër ka marrë pjesë një 23 vjeçar që duke mos dashur të tregojë letërnjoftimin, ka plagosur lehtë policinë. Në përleshje e sipër kanë marrë pjesë shumë persona tjerë.

Hetime vijojnë akoma për zbardhjen e motivit të përleshjeve./Bota sot/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat