Leipzig: Policia bastis hostelin, dyshohet si streha e emigrantëve ilegalë nga Kosova

Gjermania

Leipzig: Policia bastis hostelin, dyshohet si streha e emigrantëve ilegalë nga Kosova

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 5 prill 2017 Në ora: 15:22
legjenda: Hosteli „Residencia International“ është bastisur nga forcat policore gjermane mëngjesin e së mërkurës

Bastisje masive policore është vërejtur mëngjesin e së mërkurës (05.04.2017) në qytetin lindor gjerman Leipzig, shkruan “Bild”. Hosteli i ndodhur në rrugën Hermann-Liebmann-Straße dyshohet si streha e shumë emigrantëve ilegalë.

Zëdhënësja e policisë Maria Braunsdorf e vërtetoi: „Prokuroria ka nisur hetime, që atje fshehen emigrantët ilegalë.“ Shumica e tyre janë shqiptarë nga Kosova, përcjell botasot.info.

Njësitë speciale të forcave blu nisën bastisjet rreth orës 4.00 të mëngjesit në hostelin me 30 dhoma. Edhe në këto momente vijojnë kontrollet dhe mund të ndodhë që rruga të jetë e bllokuar për qarkullimin rrugor gjatë gjithë ditës. Pjesërisht autobusët dhe trenat lejohen të kalojnë.

Në lidhje me arrestime të mundshme zëdhënësja nuk deshte të komentonte./Bota sot/

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat