Me krijuesit tanë në Gjermani

Gjermania

Me krijuesit tanë në Gjermani

Nga: Rexhep Elezaj Më: 7 prill 2017 Në ora: 13:46
Skulptori akademik Mal Myrtaj

Skulptori ynë akademik Mal Myrtaj, ka vite që jeton dhe vepron në qytetin Singen të Gjermanisë. Pranë punës së përditshme në firmën ku punon, ai gjeti kohë edhe për krijimtarinë artistike në skulpturë dhe pikturë, duke krijuar një mori veprash artistike, të cilat herë pas here ia ka prezantuar publikut në Kosovë dhe disa vende evropiane.

Si askush tjetër nga krijuesit shqiptar në diasporë arriti që gjatë dy dekadave të fundit të krijoi me dhjetëra skulptura në bronz përmes të cilave do shfaq ndjenjat e dhimbjes për popullin e tij i cili në dekadën e fundit të shekullit të 20-të, u persekutua dhe masakrua rënd nga regjimi kriminal serb, por edhe ato të gëzimit, sidomos mallin dhe dashurinë për Kosovën e çliruar më në fund (12 qershor 1999) nga robëria e gjatë dhe e egër serbe..!!

Për ta përshkuar gjithë opusin e tij krijues në një skicë të shkurtë gazetareske është e pamundur, prandaj me këtë rast po cekim vetëm një pjesë të pjesëmarrjes së tij në shumë ekspozita personale dhe kolektive, siç është ajo në vitin 2008 në galerinë “Mehrgenerationenhaus” në qytetin Rottweil në Gjermani, në galerinë “Domenhohent wiel” në qytetin Singen, në lokalet e Klubit shqiptar “Shqiponja” në qytetin Albstadt, në galerinë “Hegaubodensee” në Singen, 2007, në lokalet e Klubit shqiptar “Kosova” në Singen, 2005, në Foajeun “Recet Center” në Singen, 2000. Pastaj në ekspozitat kolektive si ajo në Foajeun “Im Plautsch” në qytetin Emmedingen (100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë), 2012, në Foajeun “Shokopolitan” në Singen, 2010, në Burger Sall – Rathaus – Überlingen, 2010, si dhe në mbi 30 ekspozita tjera të mbajtura nga viti 1974 në qytete të shumta në Kosovë, Kroaci dhe Slloveni, 1979, në Prishtinë, 1978, me 1987 në galerinë e arteve në Prishtinë, në Pejë dhe Prishtinë, 2003 - 2010, etj., etj. ! Skulptori M. Myrtaj, përveç krijimtarisë në skulpturë është marrë edhe me pikturë, përmes të cilës ka shprehur, në veçanti lirikën dhe epikën e popullit shqiptar në Kosovë nën robërinë e egër serbe..!

Skulptori Mal Myrtaj, është anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativ dhe Aplikativ – Kosovë, i shoqatës në Pejë, i Shoqatës së artistëve figurativ në Singen – Gjermani, i shoqatës së artistëve figurativ në Zurih – Zvicër, i Shoqatës së artistëve figurativ-aplikativ IBC (International Bodensee Club) Überlingen – Gjermani, si dhe anëtar i rregullt i Galerisë private “Hegou Bodensee Galeri” në Singen – Gjermani.

Për punimet e nivelit të lartë artistik skulptori M. Myrtaj është shpërblyer disa herë nga shumë shoqata artistike në Kosovë, në Zvicër, në Gjermani, në Kroaci në festivalin e filmit në Pullë më 1979, në Slloveni si dhe nga institucionet e shumta kulturore në Kosovë dhe jashtë saj. Ndërsa, punimin artistik të botuar në vitin 2013 nga Galeria e Ministrisë së kulturës së Kosovës, “Simfoni në Bronz” ia ka kushtuar nënës së tij, Havës, e cila i vdiq para tri javësh në Pejë..!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat