Gjermani: Shqiptari mbyt bashkëshorten me fustanin e saj, dënohet me mbi nëntë vjet burg

Gjermania

Gjermani: Shqiptari mbyt bashkëshorten me fustanin e saj, dënohet me mbi nëntë vjet burg

Nga: Fitim Dika Më: 7 prill 2017 Në ora: 18:30
ilustrim

Gjykata e landit gjerman Regensbuerger e ka dënuar me 9,25 vjet burg gjermanin me origjinë shqiptare (46 vjeç), i cili kishte mbytur bashkëshorten e tij 37 vjeçare, shkruan tvaktuell.de.

Verën e kaluar 46 vjeçari pas një zënke me gruan 37 vjeçare e ka marrë një fustan të saj të kuq dhe e ka ngufatur në qafë me të. Gruaja ka vdekur në vend nga asfiksia, përcjell botasot.info.

Shqiptaro-gjermani tashmë i shpallur fajtor, kishte pranuar edhe vetë shumicën e akuzave. Andaj avokati i tij kishte kërkuar nga autoritetet e drejtësisë për ti dhënë një mundësi duke ia ulur dënimin.

Megjithatë gjykata mendoi ta dënojë me burg relativisht të gjatë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat