Zhduken dy minorenë shqiptarë, policia kërkon dëshmitarë

Gjermania

Zhduken dy minorenë shqiptarë, policia kërkon dëshmitarë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 prill 2017 Në ora: 15:49
Ajet Berisha dhe vajza e zhdukur

Dy minorenë shqiptarë janë shpallur të zhdukur përpara disa ditësh, për shkak se nuk janë parë nga familja. Bëhet fjalë për Ajet Berisha, 17 vjeç që disa herë ishte larguar nga familja dhe një vajzë 16 vjeçare, që sipas medias gjermane “augsburger-allgemeine.de” kishte pasur zënka familjare.

Ata janë shpallur të humbur në 6 prill (e enjte), duke u larguar në drejtim të panjohur me çantat e tyre të shpinës dhe me një qen,përcjell botasot.info. Për shkak të largimeve të mëparshme, 17 vjeçari është i njohur nga autoritetet e sigurisë.

Policia lut dëshmitarët për të informuar për vendodhjen e tyre./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat