Rrjedhja e ujit në shtëpi i solli policinë në shtëpi shqiptarit, rastësisht i gjetën 52 kilo marihuanë

Gjermania

Rrjedhja e ujit në shtëpi i solli policinë në shtëpi shqiptarit, rastësisht i gjetën 52 kilo marihuanë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 13 prill 2017 Në ora: 17:46
Ilustrim

Rreth orës 23.49 të 10 prillit, në vendin e qytetit verior gjerman Hamburg-Hinschenfelde, konkretisht në rrugën Lomerstraße, autoritetet e policisë gjermane kanë arrestuar një 40 vjeçar shqiptar nën akuza të forta për trafikimin e lëndëve narkotike, shkruan “Focus”.

Qiradhënësi kishte alarmuar zjarrfikësin, për shkak se nga çatia e shtëpisë kishte dalur ujë. Arsyeja e dëmtimeve të ujit ishte si pasojë e defektit në lavatriçen. Por gjatë kontrollit të imtësishëm në shtëpi, u gjetën 37 pako me marihuanë me peshë 52 kilogram marihuanë dhe një kilogram amfetamin. Shtëpinë e kishte marrë me qira një shqiptar 40 vjeçar, ndërsa gjithashtu dyshohen edhe shokët e tij një 49 vjeçar tunizian dhe një 44 vjeçar algjerian.

Por gjykata ka vendosur zgjatjen e paraburimit vetëm për shqiptarin, ndërsa dy të tjerët janë lëshuar./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat