Gjermani: 20 përqind e terapive ndaj azilantëve janë të rrejshme, ja si u ndihmuan nga mjekët disa shqiptarë nga dëbimi

Gjermania

Gjermani: 20 përqind e terapive ndaj azilantëve janë të rrejshme, ja si u ndihmuan nga mjekët disa shqiptarë nga dëbimi

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 14 prill 2017 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Ministria e brendshme gjermane është e shqetësuar për rritjen e rasteve të doktorëve gjermanë të cilët japin terapi për azilantët e refuzuar - vetëm e vetëm që të ndihmojnë ata nga dëbimi, shkruan media konservatore “ëelt am Sonntag”.

Çdo e pesta terapi është e falsifikuar, thotë Joachim Herrmann (CSU) përcjell botasot.info.

Rastet janë të vështira për tu zbuluar dhe kërkon kohë të gjatë. Në Berlin Prokuroria ka zbuluar dy mjek të cilët kishin dhënë tre terapi false për azilantët e dëbuar. Ata kishin shkruar se azilkërkuesi nuk ishte i aftë të fluturojë me aeroplan. Tani mjekët rrezikohen deri në tre vjet burg dhe dënime me gjoba. Në Dortmund gjithashtu hetohet një mjek nga Prokuroria, i cili në maj 2016 i shkruajti një sëmundje të rëndë një shqiptari sipas së cilës nuk mund të udhëtonte. Por mjeku as që e kishte parë pacientin shqiptar.

Një shqiptar tjetër dhe gruaja e tij gjithashtu kanë marrë një terapi në Hamburg, nga një mejk i cili vetëm ka dashur të evitojë dëbimin e tyre. Sven-Georg Adenauer (CDU), nga rrethi Gütersloh, thekson se deri në 20 përqind e testeve mjekësore janë false. Zakonisht ata shkruajnë se pacientët nuk kanë mundësi udhëtimi.

Ministri i brendshëm i Mecklenburg-Vorpommern, Lorenz Caffier, kërkon hetime më të zgjeruara për parandalimin e këtij fenomeni./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat