Pesë policë gjermanë ia shpëtojnë jetën plakës shqiptare pasi ju ndal pulsi

Gjermania

Pesë policë gjermanë ia shpëtojnë jetën plakës shqiptare pasi ju ndal pulsi

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 prill 2017 Në ora: 19:11
Policia gjermane

Në pikën kufitare të Pocking mes Gjermanisë dhe Austrisë, aty ku kalon magjistralja A3, policia ka reanimuar një 70 vjeçare e cila papritur i ishte ndalur pulsi, shkruan “Merkur”. Ajo kishte vuajtur edhe më parë nga problemet shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur të martën në mëngjes, ndërsa ndihmën e parë e kishin dhënë pesë policë në Pocking, Rajoni i Passau. Sipas policisë në automjet ishin pesë persona nga Shqipëria që udhëtonin nga Austria drejt Gjermanisë. 70 vjeçarja kishte vuajtur prej në Austri, për t’ju ashpërsuar sëmundja në pikën kufitare.

“Gjendja e saj u përkeqësua dhe bile në një moment nuk kishte puls. Shoferi e ndali veturën pranë policisë, prej të cilëve kërkoi ndihmën e parë. Aty erdhën pesë policë të cilit i kryen masazhë presioni në zemër dhe i jepnin frymë gruas në moshë,” përcjell botasot.info.

Deri në ardhjen e Kryqit të Kyq bavarez, policët luftonin për jetën e 70 vjeçares - me sukses duke ia shpëtuar jetën.Prej në veturën e ambulancës asaj i erdhi pulsi, ndërsa më pas ju nënshtrua një kontrolli të imtësishëm në klinikën e Passau./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat