Arkëtari gjerman i bankës Sparkasse: Grabita 1.7 milion euro nga presionet e vëllezërve shqiptarë

Gjermania

Arkëtari gjerman i bankës Sparkasse: Grabita 1.7 milion euro nga presionet e vëllezërve shqiptarë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 25 prill 2017 Në ora: 17:00
Arkëtari gjerman i bankës Sparkasse Mario B

Si arkëtari kryesor i bankës Sparkasse në qytetin gjerman Rietberg, Mario B. (46) gëzonte respekt dhe sinqeritet. Megjithatë 46 vjeçari ka qenë vjedhës i miliona eurove. Vjedhjet ai i ka kryer nga tresorët dhe bankomatët, shkruan "Bild".

“Rreth 1.7 milion euro ka vjedhur ai gjatë periudhës korrik 2012 deri korrik 2015. Ndonjëherë 20.000, ndonjëherë 50.000, ndonjëherë 330 euro, e ndonjëherë 1350000 euro,” përcjell botasot.info. Marco për veprimin është penduar përpara gjykatësve, por kjo nuk e kursyer nga dënimi prej 3 vjet e nëntë muaj burg.

Image
Në këtë Bankë të Kursimeve në Rietberg punoi i akuzuari

Jam shantazhuar nga vëllezërit shqiptarë

Në pyetjen e Gjykatësit se ku janë paratë e grabitura?, Mario B përgjigjet: “Unë jam kërcënuar nga një shqiptar me vdekje. Kërkonte gjithmonë e më shumë para.” Dhe më tej: “Këtë e bënte me besimin se do hapte tregti me kosmetikë në Kosovë. Si start unë i ofrova para.”

Deklarata e tij ka shkaktuar ngritjen e hetimeve për shqiptarin (41) dhe vëllain e tij (39) nga Prokuroria e Bielefeld. Hëpërhë Marco vlerësohet i sinqertë në deklaratat e tij./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat