Shqiptari nga Medvegja Edison Neziri me stërvitje në klube të njohura të futbollit gjerman

Gjermania

Shqiptari nga Medvegja Edison Neziri me stërvitje në klube të njohura të futbollit gjerman

Nga: Dashnim Hebibi Më: 27 prill 2017 Në ora: 11:00
Edison Neziri

Se rinia shqiptare dita ditës, po mundohet me ato mundësi që ka, që të tregohet e suksesshme, e pse jo edhe të mësoj taktika të tjera nga shtetet tjera të europës, kjo tregohet edhe me rastin e fundit, të medvegjasit Edison Neziri. Edisoni falë disa familjarëve të tij, iu mundësua që të vizitoj Gjermaninë dhe atje të bëjë disa stërvitje në fusha të njohura të futbollit gjerman edhe ate, që nga data 15 e deri më 23 prill.

Edison Neziri është i lindur më 12.06.2002, ai është futbollist i SHF "Arsenal Prishtinë“ dhe përzgjedhës i kombëtares së Kosovës U15. Edisoni luan si mesfushor dhe është golashënuesi më i mirë i ekipit. Ai, prej datës 15 prill deri 23 mori pjesë në testimet e „Vikoria Köln të Gjermanisë“, ku për një javë tregoi me sukses kualitetin e tij si futbollist para trajnerëve të njohur gjermanë. Përveç klubit „Köln“, Edin e përcollën edhe klubet si ai nga Leverkuseni, Fortuna dhe, Dusseldorfi.

Edi u nda shumë i kënaqur me përvojat e futbollit gjerman dhe shpreson shumë, se një ditë, gjithmonë me punë të madhe, do të arrij sukseset edhe futbollit shqiptarë. Edisoni, dëshiron, që përfaqësuesja e Kosovës të jetë ndër më të mirat e europës dhe pse edhe botës, duke ditur, se ka shumë talentë futbollit, që luajnë e bëjnë stërvitje me shpirt, duke ditur edhe kushtet që janë jo edhe aq sa do të duheshin. Ky medvegjas, që jeton në Prishtinë me familje, u kthye në Kosovë, me përshtypjet më të mira, duke dashur, që edhe Kosova, por edhe Shqipëria, të kenë një ditë ato kushte që kishin futbollistët në Gjermani. 

Ai falënderoi familjarët e tij, të gjithë tranjerët e njohur gjerman, futbollistët dhe stafin e atyreve klubeve, që ia mundësuan të bëjë stërvitje. Mendjemadhësia nuk të bënë të sukseshëm, pranda, as unë nuk dua të flas, por vërtet më dhanë fjalë të mira ato klube. 

Unë edhe me këtë rast, falënderoj tranjerët e mi, që kam ushtruar me ta dhe ushtroj, që sot jam ky që jam. Falë tyre jam i suksesshëm, nëse jam, me që ashtu më vlerësuan në Gjermani, pra është sukses i tranjerëve të mi që i kam pasur dhe që e kam, si dhe gjithë stafit tonë. Kosova e shqiptaria në përgjithësi ka futbollist, ka pasur e do të ketë, kujto Fadil Vokrrin etj, që ishin ndër më të mirët.

Rinia jonë, dëshiron të hapëroj, por padyshim, nuk duhet fshehur realitetin, na duhet edhe më shumë, edhe më shumë stërvitje dhe mundësi për të ecur te para. Unë gjatë këtyre ditëve mësova përvojë të mirë dhe ate përvojë, nuk do ta mbaj vetëm për vete, por do ja ndaj edhe shokëve. Ato stërvitje padyshim se do më ndihmojnë shumë. Siç më treguan familjarët e mi, por edhe vetë sa e kuptova, u ndanë të kënaqur tranjerët dhe stafi i klubeve, me paraqitjen time.

Ata sigurisht se janë të njohur me futbollin tonë, që e zhvilojmë në Kosovë, por edhe për mua dhanë fjalë të mira, e këto fjalë për mua do të shërbejnë, që të punoj edhe më shumë. Të interesuar për Edisonin, u treguan edhe menaxherë të ndryshëm nga futbolli gjerman. Duhet përmendur,  njërin ngamenaxherët e njohur nga Portugalia si Romano Hadziabdic i cili shprehu dëshirën që Edisoni të ishte pjesë në akademinë e futbollit në Benfica të Portugalisë. 

Po shpresojmë shumë, se në një ditë të afërme, Edi do të jetë afër klubeve më të njohura të europës, por pa e harruar asnjëherë përfaqësuesen e Kosovës, sepse edhe ai siç na tha në fund, kudo që të shkoj, nëse do të kem fat e nëse do të tregohem i suksesshëm, kurrën e kurrës, nuk do ta lë Kosovën, këtë Kosovë të dashur. I urojmë suksese Edit dhe gjithë të rinjëve të tjerë, që dalëngadalë, po i hapen rrugët e suksesit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat