Gjermani: Shqiptari vret me thikë tunizianin, ia rrahu vëllain para disa ditësh

Gjermania

Gjermani: Shqiptari vret me thikë tunizianin, ia rrahu vëllain para disa ditësh

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 5 maj 2017 Në ora: 15:50
Argjent K

Atë e quanin si mbretin e Grünau, pasi terrorizonte banorë dhe shkelte ligjet gjermane: Banda shqiptare e rrugëve të qytetit, shkruan BILD.

Për njërin sosh, Argjent K. (24) pritet të përfundojë karriera kriminale pasi hetohet nga Gjykata gjermane për vrasje. Prokuroria në një prononcim të shkurtër është shprehur: 24 vjeçari ka ndjekur viktimën në Stuttgarter Allee dhe pasi e ka arritur ia ka ngulur thikën dyherë në shpinë.”

Një goditje e thikës rezultoi fatale për tunizianin që ndërroi jetë. Thika kishte prekur zemrën e tij. Motivi: Nderi familjar! Viktima kishte rrahur para disa ditësh vëllain e agresorit.

Gjykata nuk ka vendosur akoma për fatin e Argjentit, por ai mund të dënohet me 15 vjet heqje lirie për shkak të “vrasjes për motive të ulta.”/Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat