Gjermani: Shqiptarët rrahin sirianët, akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë

Gjermania

Gjermani: Shqiptarët rrahin sirianët, akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 maj 2017 Në ora: 15:29
Ilustrim

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në 5 maj në Paderborner Innenstadt, ndërsa në 16 maj 2017 është arrestuar 24 vjeçari nga Kosova, shkruajnë mediat gjermane. Ai është dërguar në paraburgim për akuzën penale “vrasje e mbetur në tentativë”.

Në 5 maj rreth orës 16.00 një grup shqiptar pas zënkave private me grupin sirian, e sulmojnë këtë të fundit duke i plagosur lehtë dy persona dhe njërin me rrezik për jetën, përcjell botasot.info.

Grupi shqiptar ka qenë i përbërë nga një person nga Kosova dhe katër nga Shqipëria, të gjithë të moshave 19 deri 23 vjet. Viktimat ishin tre sirianë të moshave 18 deri 21 vjet.

Hetimet vijojnë akoma./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat