Zvicër: Shqiptari kërkon dhunshëm borxhin me kamatë, Prokuroria kërkon dënimin me mbi dhjetë vjet burg

Gjermania

Zvicër: Shqiptari kërkon dhunshëm borxhin me kamatë, Prokuroria kërkon dënimin me mbi dhjetë vjet burg

Më: 20 maj 2017 Në ora: 15:57
ilustrim

Aktpadia kundrejt shqiptarit nga Regensdorf është shkruar në 70 faqen. Kjo do shqyrtohet nga Gjykata e Dielsdorfit në qershor dhe mund të zgjasë rreth një javë, shkruan zuonline.ch.

Për çfarë akuzohet?

Në verë 2011 shqiptari nga Kosova (36) ishte futur në një lokal me pistoletë ku kishte kërcënuar me vdekje personin që i detyrohej një borxh. Bëhej fjalë për një pagesë prej 10.000 frangave dhe kamatë prej 15 përqind.

Për shkak se atë ditë kishte qenë data e fundit dhe viktima nuk kishte pasur me vete aq para, huadhënësi e kishte ngritur zërin dhe e kishte sulmuar fizikisht dhe ia kishte drejtuar pistoletën të mbushur deng me plumba, përcjell botasot.info.

Përkundër rritjes së tensionit dhe humbjes së durimit, për arsye akoma të paqarta huadhënësi nuk shkrep armën dhe huamarrësit i shpëtohet jeta. Por e keqja nuk ka përfunduar.

Ai dërgohet në një dhomë ku ndodheshin edhe dy persona tjerë dhe 36 vjeçari deshte t’u tregojë se nuk bënte lojë nëse nuk ia kthenin paratë. Këtu ai qëllon dy plumba, njëri në trupin e huamarrësit, që sipas Prokurorisë bëhet fjalë për akuzën “vrasje e mbetur në tentativë” dhe një plumb që qëllohet në mur, por nga kthimi i tij u rrezikuan jetët e njerëzve që përbën gjithashtu padi penale - "rrezikimin e jetëve të njeriut".

Për këto delikte dhe tjera, Prokurori Thomas Keller kërkon dënimin e 36 vjeçarit me 15 vjet heqje lirie. I akuzuari ndodhet prej katër vjetësh në burgim. Hetimet vijojnë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat