Media gjermane: Çdo i dhjeti banor i Kosovës jeton në Gjermani, Kosova mbijeton falë remitencave

Gjermania

Media gjermane: Çdo i dhjeti banor i Kosovës jeton në Gjermani, Kosova mbijeton falë remitencave

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 maj 2017 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Media gjermane “DNN” ka shkruar për të rinjtë e Europës juglindore të cilët largohen drejt perëndimit për një jetë më të mirë.

“Nga Shqipëria prej 1990 45 përqind e të diplomuarve janë larguar jashtë shtetit prej 65 përqind e të promovuarve,” përcjell botasot.info. “Ngjashëm vlen edhe në Serbi me 300.000 të larguar në dy dekadat e fundit, ndërsa nga Kroacia 25.000 persona në vit. Europa juglindore humb elitat intelektuale.”

Më pas media gjermane interviston një studente shqiptare Ornela, e cila rikthimin e saj e quan si të “pagjasë” megjithatë mendon se në të ardhmen mund të “investojë në Shqipëri.”

Emigracioni i të rinjve por jo vetëm, nga Ballkani në vendet perëndimore, kryesisht në Gjermani, vjen si pasojë e papunësisë së madhe dhe ekonomisë së pazhvilluar. Çdo i dyti banor i Kosovës jeton me më pak se 140 cent në ditë, ndërsa çdo i gjashti fëmijë është i kequshqyer. Sipas shifrave të Bankës Botërore 35 përqind e të rinjve të moshave 15 deri 24 vjet nuk ndjekin shkollë ose universitet. Kjo është arsyeja kryesore se pse çdo i dhjeti banor i Kosovës jeton në Gjermani. Si Kosova vende me papunësi të lartë janë edhe shtetet tjera si Maqedonia, Shqipëria, Serbia dhe Bosnja.

Për kontrast, Kosova ka natalitet të lartë. Çdo vit vijnë në jetë 30.000 fëmijë.

Sinjal i ekonomisë së dobët të vendeve të Ballkanit dhe shpresës së saj drejt Europës, është edhe pagesa e shumë artikujve të shtrenjtë në euro. Ndërsa në Kosovë dhe Malin e Zi euroja është bankënota e përdorur.

Në fund artikulli europian e mbyll se brenda një muaji të “bereqetshëm” në Kosovë ka të hyra prej 600 milion eurove. “Kjo shumë është fuqia blerëse për mallrat europiane,” përcjell botasot.info.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat