Kufoma e gjetur në Erbach është e shqiptarit Xhoi Musaj

Gjermania

Kufoma e gjetur në Erbach është e shqiptarit Xhoi Musaj

Nga: Bota sot Më: 24 maj 2017 Në ora: 21:45
Xhoi Musaj

Të hënën është gjetur një kufomë në liqenin Anglersee të qytetit gjerman Erbach. Fillimisht kufoma ishte zbuluar nga dëshmitarët që alarmuan policinë, ndërsa më pas nga rezultatet e obdukcionit, të mërkurën është identifikuar edhe identiteti i viktimës, shkruajnë mediat gjermane.

“Viktima është 19 vjeçari shqiptar Xhoi Musaj, i cili përpara se të vritej është dhunuar dhe keqtrajtuar rëndë,” përcjell botasot.info. “Policia kërkon dëshmitarë që e kanë njohur Musaj dhe të ndihmojë hetimet për zbardhjen e vrasjes së tij.”

Çfarë tani dihet është se Xhoi Musaj ka jetuar së fundi në Steinfurt të Nordrhein-Westfalen. Gjithashtu në mes të prillit ka qenë gjallë. Policia gjermane nuk ka zbuluar detaje të tjera sesi është dhunuar ai.

Autoritetet gjermane kanë informuar edhe autoritetet shqiptare për ngjarjen në fjalë duke kërkuar njëherësh edhe ndihmë për zbardhjen e rastit.

Policia do shpërblejë 3000 euro atë i cili ndihmon në zbardhjen e vrasjes së Xhoi Musaj./Bota sot

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat