Njeriu me botë, vizion dhe atdhedashuri në sy....!

Gjermania

Njeriu me botë, vizion dhe atdhedashuri në sy....!

Nga: Agron Shabani Më: 26 maj 2017 Në ora: 22:25
Ilir Makolli

Problemi i studimit, analizës ose vështrimit të përgjithëshëm të angazhimit, kontributit ose veprimtarisë së gjithëmbarëshme atdhetare ose patriotike të shumë intelektualëve, veprimtarëve ose patriotëve shqiptar në mërgim, nuk përfundon kurrë. Të ngjanë në histori të gjatë ose në një maratonë të madhe në fund të së cilës dihet se kush ia del ose arrinë në cak. Njerëzit e përkushtuar dhe patriot, gjithëmonë i kryejnë ose përmbushin borxhet ose obligimet e tyre materiale, morale, profesionale dhe të tjera ndaj kombit dhe atdheut kur ata e kanë mëse vështiri dhe kur kanë nevojë, në atë menyrë që të tjerët i lënë për më vonë ose nuk i përmbushin kurrë.

Ata nuk shikojnë kurrë në orë ose kalendar kur janë në pyetje çështjet e njohura të kombit dhe atdheut. Të atillë e kam njohur që në fillim ose që në krye të herës z. Ilir Makolli nga Prishtina me punë dhe qëndrim të përkohëshëm në Republikën Federale tëGjermanisë. Sot anëtar i kryesisë së Negës së LDK-së në Landin e madh gjerman të NRW-së dhe vveprimtar i njohur shqiptar në këtë vend të madh. Fjalëpak, të matur, të urtë, të mençur, të përkushtuar, të kulturuar, të disiplinuar, të edukuar, të vendosur dheangazhuar kombtarisht, politikisht dhe në të gjitha format tjera që në ditët e para të emigrimit të tij në Gjermani. Ushtar i vërtetë i kombit dhe atdheut në kuptimin e plotë të fjalës. Emrin e Ilir Makollit i cili është edhe vëllau i intelektualit dhe veprimtarit të shquar polittik nga Prishtina, respektivisht anëtarit të kryesisë së AKR-së dhe kandidat për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Vesel Makolli, e përmendin dhe lakojnë me respekt shumica e mërgimtarëve shqiptar në Gjermani. 

Do theksuar në vazhdim se z. Ilir Makolli gjatë tërë kohës ka qenë i angazhuar politikisht dhe patriotikisht në të gjitha frontët ose drejtimet e mundshme. Duke mbajtur kontakte ose takime të vazhdueshme me zotërinjët Marjan Tunaj, Jakup Gërguri, Asllan Asllanaj dhe shumëe shumë të tjerë. Pa i harruar këtu ndihmat (donacionet) dhe angazhimet e njohura të Ilir Makollit në kohën e luftës çlirimtare dhe patriotike në Kosovë dhe kështu me radhë. Iliri (Makolli) gjithashtu është edhe dashamirës dhe vëzhgues i spikatur i rrjedhave tëpërgjithshme intelektuale, letrare, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë. 

Se këndejmi, me Ilirin (Makollin) me kujtohet se për herë të parë u takuam dikund në fundgushtin e vitit 1993 në Wenden të Gjermanisë. Ishte një pasdite e vonë verore me vapë të madhe në Wenden të Gjermanisë... Vapa e madhe e stinës së verës së bashku me mallin dhe nostalgjinë e pashuar për familjen, farefisin, kombin dhe atdheun e ndodhur nën pranga dhe zinxhirë, atëbotë sikur kishin zënë të tundëshin dhe dridhëshin fuqishëm në dritat e syve si dhe dikund thellë në shpirtërat dhe ato zemra të zhuritura dhe tufllanisura të shumë refugjatëve ose strehimkërkuesve shqiptar të Kosovës të cilët e kishin marur botë në sy në ikje ose lektisje e sipër nga Kosova e sunduar nga serbi. 

Ndërkaq, tek bisedoja asokohe me Ilirin (Makollin) lidhur me mallin dhe nostalgjinë e tij djaloshare për familjen, farefisin, atdheun ose vendlindjen e tij të dashur në Prishtinë: Me kujtohet se edhe dritat, shandanet ose ato llambadare të praruara ose shkëlqyera me "pllanga" neoni ose kristali në Wenden të Gjermanisë, asokohe sikur lahëshin dhe shpërlahëshin shpesh me do riga të nxhehëta lotësh nepër faqe....Sidomos atëherë tek me fliste  gjithë emocione të shumëta dhe pasion mbi të dashurën (bashkëshorten) e tij, Znj.Makolli tëcilën Iliri e ka patur krah të djathtë dhe aleate të fuqishme në rrugën e tij atdhetare dhe patriotike në Gjermani dhe gjithandej. Ndërkohë që qyteti i Wendenit akoma vazhdonte të kridhej dhe ç´kridhej në gjumë, Iliri para agut ose lindjes së diellit ndodhëj në vendin e punës, duke ndarë nga djersa dhe kafshata e gojës për familjen, kombin dhe atdheun kur ishin në nevojë. Me z. Makolli dhe mërgimtar të tjerë shqiptar në Gjermani, gjithashtu mbaj mend se do zhvillojmë edhe biseda ose reportazhe të ndryshme për Radio Tiranën ose Radio-Televizionin Shqiptar etj. 

"...Punoj dhe angazhohëm vazhdimisht për familjen, kombin dhe atdheun tim, sepse përveç robërisë, skamjes ose varfërisë, pa punë, mundim dhe sakrificë, nuk vjen kurrë asgjë e mirë dhe me vlerë." Do me thoshte një ditë z.Ilir Makolli, për të shtuar në vazhdim se vetëm puna së bashku me artin e luftës dhe artin e gruas të bëjnë njeri ose burrë të vërtetë.

Në të kundërten, njerëzit pa punuar kurrë asgjë si dhe pa lëxuar as mësuar kurrë mbi edukatën, kulturën, moralin, disiplinën dhe emancipimin e gjithëmmarëshëm individual dhe kolektivë, rendomë ose zakonisht kryejnë punë të liga ose vepra të denueshme, do me thoshte në vazhdim z. Ilir Makolli të cilin që në krye të herës e njoh të çiltërt, të sinqertë dhe të afërt ose mik me punën në kuptimin e asaj se me punën dhe djersën e tij, Iliri i ka ndihmuar familjen, farefisin, kombin dhe atdheun kur ata kishin nevojë. Gjeiu i mbarënjerëzimit është puna. Do thoshte dikur Göetheja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat