Racistët polakë ofendojnë dhe sulmojnë fizikisht babain shqiptar, gjykata gjermane i dënon me burg

Gjermania

Racistët polakë ofendojnë dhe sulmojnë fizikisht babain shqiptar, gjykata gjermane i dënon me burg

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 27 maj 2017 Në ora: 18:11
Ilustrim

Dy të rinj polakë sulmuan babain shqiptar rreth orës 22.20 të 16 korrikut 2016. Ngjarja kishte ndodhur në Taufkirchen.

“Polaku (27) kur pa prindin shqiptar i cili qëndronte me familjen e tij në veturë, e ofendoi “i huaj muti” dhe ia tregoi gishtin e mesit. Më pas e sulmoi fizikisht duke i sjellë lëndime trupore dhe dëm prej 1667 euro veturës,” shkruan merkur.de. “Polaku kishte 0.7 promila alkool në gjak dhe gjatë rrahjes e ndihmoi edhe vëllai i vogël 23 vjeçar.”

Shqiptari mori faktura të ndryshme.

Sipas drejtësisë vëllai i madh u dënua me 11 muaj burg, ndërsa vëllai i vogël me tetë muaj burg, përcjell botasot.info. Ata e kanë pranuar fajin duke i kërkuar falje babait shqiptar në gjuhën polake dhe gjithashtu e kanë dëmshpërblyer me 2500 euro.

Përveç kërkim faljes polakët nuk folën asgjë gjatë seancës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat