Zgjedhjet po afrohen. Fushata parazgjedhore nga të gjitha partitë me intensitet të madh po garojnë secila t'i përfitojë votat, pas rrëzimit të Qeverisë së LDK-së dhe PDK-së.
Kësaj here për ta njoftuar opinionin e mërgatës shqiptare ishin dy përfaqësues të VV- zoti Aida Derguti, Visar Ymeri. Publiku pati kënaqësinë të përcjellin diskutimin e tyre duke shpalosur shumë gjëra për të ardhmen e atdheut dhe zgjedhjeve paraprake. Ata theksuan 40 masat konkrete të planit qeverisës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! Për herë të parë nga ndonjë parti u dëgjuar zëri i kësaj partie-levizje, për angazhimin e mërgatës në këto zgjedhje parlamentare.
Mërgata me VV, në zgjedhjet parlamentare do të këtë përfaqësuesit e vet!
Ata theksuan pranë publikut se “LËVIZJA VETËVENDOSJE” parashikon për mërgatën jo vetëm heqjen e pagesave absurde dhe abuzive në kufi, por edhe vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, lehtësimin dhe përmirësimin e të gjitha procedurave të votimit, dhe përparësi dhe lehtësime tatimore në investimet në vend.
Në Shtutgard ishte edhe deputeti i SPD-se ne Bundestag z.Josip Juratovic që e shoqëroi tubimin. Ky takim ishte i organizuar nga aktivistët VV në Baden-Wurtemberg. Gjatë takimit u shtruan shumë çështje qe e mundojnë mërgatën me vite si dhe nevoja e ndryshimit në Kosovë. Temë në vete ishte indinjomi i mërgatës me sjelljet e KQZ (mohimi i të drejtës themelore të votimit) bllokimi i faxit dhe emalit, mosdhënia e shansit të votimit për mërgimtarë etj. Droja e keqpërdorimit, vjedhjes së votës ishin qe u diskutuan.
Ndërsa në fjalën e Z.Josip Juratovic, deputet i Bundestagut nga radhët e SPD, u vu re se edhe disa shtete evropiane e përkrahin ndryshimin, sepse janë lodhur nga gënjeshtrat, abuzime dhe keqmenaxhimin e qeverive paraprake!
Takimi ishte shumë i ngrohtë e vëllazëror. Përfundoi ne mënyrë dinjitoze siç i ka hije dhe me shpresë se do të takohemi në Kosovë.
Pamje e takimeve në Bielifeld dhe Shtutgard të Gjermanisë nga organizimi i VV- së
Në këtë situatë, është e domosdoshme që mërgimtarët që nuk kanë mundur të regjistrohen të vijnë të votojnë më 11 qershor në Kosovë
Në fund edhe njëherë i bën thirrje bashkatdhetarëve tanë që të shkojnë në Kosovë të votojnë për Kosovën, dhe vetveten.
Mërgata ka momentin që kësaj here të ndërgjegjësohet dhe t’i japin votën VV pasi veç, po shihet se Mërgata në asnjë qeveri nuk u trajtuar si duhet me asnjë të drejtë deri me tash.