Gjermani: I burgosuri shqiptar kryen vetëvrasje

Gjermania

Gjermani: I burgosuri shqiptar kryen vetëvrasje

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 7 qershor 2017 Në ora: 19:03
Burgu në Bielefeld të Gjermanisë

Kur rojat e burgut hapën portat në Bielefeld të Gjermanisë, zbuluan dramë! Një burrë (41) nga Kosova i kishte marrë jetën vetes duke ndaluar frymëmarrjen me çarçafin e dollapit, shkruan “Bild”.

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 6:15. 41 vjeçari ishte dënuar për shkaktim lëndimi të rëndë trupor dhe vjedhje dhe do të duhet të qëndronte në burg deri në vitin 2019. Sipas menaxhmentit të burgut, ai ishte agresor ndaj stafit dhe të burgosurve tjerë, përcjell botasot.info. Motivi i krimit mund të ketë qenë familjar, për shkak se pritej të ndodhte divorci mes të ndjerit dhe bashkëshortes.

Në burgun e Bielefeld kjo ishte vetëvrasja e parë për 2016, ndërsa gjatë 2016 ndodhi vetëm një rast vetëvrasjeje./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat