Kuzhinierët shqiptarë mahnisin klientët në restorantin gjerman

Gjermania

Kuzhinierët shqiptarë mahnisin klientët në restorantin gjerman

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 8 qershor 2017 Në ora: 12:48
Cebir Krug, Faruk Neziri, Sokol Prenga dhe Naser Gashi

Katër kuzhinjierë, prej të cilëve tre shqiptarë kanë biseduar për eksperiencën e tyre në restorantin “Aura” në Aach-Linz, shkruan “suedkurier.de”. Cebir Krug, Faruk Neziri, Sokol Prenga dhe Naser Gashi.

Kjo ishte në vazhdën e një turneu në mbarë Europën, prej të cilëve 29 takime do ketë në Gjermani.

Kuzhinierët ishin nga vende të ndryshme si Vjena, Tirana dhe Franca. Nuk kishin shumë kohë për të pushuar. Specialisti i desertëve, Naser Gashi filloi me përgatitjet me karamele. Rreth 50 mysafirë ishin të mahnitur me ‘veprën’ e tij, që jo vetëm që kishte pak vepër arti, por ishte edhe shumë e shijshme. Radha i erdhi Sokol Prengës, i cili gjithashtu prezantoi vendin e tij.

Për mysafirët në “Aura” ishte kënaqësi të shikonin përgatitjet e kuzhinës moderne. Ata gjithashtu kishin mundësi të dëgjonin anekdota dhe humor nga kuzhinierët shqiptarë, si ajo kur Naser Gashi ishte i lutur si fëmijë nga nëna për të gatuar "Rosenprosecco" - një pije e veçantë. Gjithashtu të pranishmit panë edhe vallen tradicionale shqiptare.

“Vetë isha i mahnitur me programin aq të pasur të valltarëve,” tha nikoqiri Cebir Krug.

Takimi ishte i ndarë në pesë pjesë, ku në pjesën e fundit Krug ju dhuroi pije jo-alkoolike të pranishmëve, për shkak se një pjesë e madhe ishin muslimanë dhe të agjërueshëm./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat