Gjermani: Aksidentohet shqiptari gjatë parakalimit të kamionit, dëmet llogariten në 18.000 euro

Gjermania

Gjermani: Aksidentohet shqiptari gjatë parakalimit të kamionit, dëmet llogariten në 18.000 euro

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 9 qershor 2017 Në ora: 14:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të rrugës Rodendamm të qytetit gjerman Stuhr, 07.06.2017, rreth orës 13, shkruan presseportal.de. Një 32 vjeçar shqiptar me Mercedesin e tij parakaloi kamionin në drejtim të Bahnhofstraße dhe gjatë marrjes së kthesës në të majtë është përplasur me një veturë të parkuar.

Dëmet e shkaktuara janë 18.000 euro. Kjo solli konfrontimin e palëve në aksident që mundën të qetësohen falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë.

Fatmirësisht aksidenti kaloi pa viktima./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat