Familja Alushi shtron IFTAR për bashkatdhetarë

Gjermania

Familja Alushi shtron IFTAR për bashkatdhetarë

Nga: Jakup Gërguri Më: 18 qershor 2017 Në ora: 18:06
Iftari në Kirchhundem

Në  Kirchhundem të Gjermanisë para disa ditësh ndërroi jetë veprimtari Shaban Alushi. Familja e të ndjerit Shaban Alushi, në  shenjë respekti për  prindin ,gjegjësisht vëllain e tyre mbrëmë më 17.06.2017 shtroi  Iftar për bashkatdhetarët .

Lokalet e shoqatës Dardania në Lennestadt ishin të  mbushura përplot bashkatdhetar të ftuar nga familja Alushi. Këta të fundit në këtë mënyrë shprehen falënderimin për  gjithë  ata që ju gjenden pranë me rastin e shkuarjes në  amshim të  anëtarit të  familjes së tyre. Për mbarëvajtjen dhe organizimin e gjithë  ceremonisë u angazhuan vëllezërit Agim e Fitim Alushi, si dhe djemtë e tashmë të ndjerit Enis Alushi dhe Naim Alushi. Mysafirët e shumtë evokuan kujtime me te ndjerin Shaban Alushin që  nga ardhja në mërgim e deri në shkuarjen në  amshim.

Shaban Alushi ishte një  veprimtari  që nga migrimi nuk pushoi me aktivitete deri në fund të  jetës .

Pasi biri i  të  ndjerit Shaban Alushit është Enis Alushi, kapiten i përfaqësueses së Kosovës në  Futboll, të pranishmit shfrytëzuan rastin për bisedë me të, dhe bënë edhe foto rasti.

Nga familjarët  dhe mysafirët u bisedua që veprimtari Shaban Alushi, si dhe veprimtarë tjerë nga këto treva të  përkujtohen edhe në të ardhmen.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat