Në Berlin të Gjermanisë u themelua xhamia e parë liberale

Gjermania

Në Berlin të Gjermanisë u themelua xhamia e parë liberale

Nga: Sherif Ramabaja Më: 25 qershor 2017 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Si përgjigje ndaj ekstremizmit islamik që ka marr hov në mbarë botën, në Berlin u themelua xhamia e parë liberale e udhëhequr nga një imame grua. Zonja Ates që me profesion është edhe avokate dhe angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të  grave, e mori një hap të tillë për të treguar se, feja islame është fe liberale dhe përgjigjet me dashuri e jo me dhunë, çfarë po ngjet sot në botë. Lutjen e parë në hapje të xhamisë e kishte drejtuar një burrë dhe një grua. Në xhami marrin pjesë bashkërisht burra dhe gra. Lutjen dhe udhëheqjen e predikimit ajo e kishte bërë pa shami. Në xhami mund të marrin pjesë të gjithë pa marr parasysh a janë sunitë , shitë, alevit, ateist, apo të të gjitha gjinive. Ajo është e hapur për bashkëpunim me të gjitha religjionet dhe synimi kryesor siç thotë ajo është të shpërndajë dashuri mes njerëzve, duke u distancuar nga dhuna dhe duke paraqitur një alternativë nga xhamitë konservative. Pra, kundër atyre që me vetëdije prodhuan Alkaidën, ISIS-in dhe organizatat e ngjashme terroriste që sot po e terrorizojnë botën në emër të zotit.

Për qëndrimet e saj liberale, zonja Ates u akuzua së pari nga zyrtarët e shtetit turk si lëvizje e Gülenit dhe se ajo po e falsifikon fenë islame gjë që me vite të tëra ishte si synim i Gülenit. Ajo kërcënime po merr sidomos nga rrjetet sociale, nga grupacione, individ dhe shtete të ndryshme që s'përkojnë me idetë liberale islamike. Së fundi, ajo ka marrë edhe kërcënime me vdekje sa që tash ndodhet nën mbrojtjen policore. Zonja Ates iu drejtua publikut të gjerë, duke thënë se edhe po ta likuidonin atë, kjo lëvizje dhe dashuria do të vazhdojë tutje duke e luftuar islamizmin ekstremist.

 Lutjet para 2000 vjetëve iu kanë drejtuar zotit nga të dy gjinitë bashkërisht, pa u ndarë në burra dhe gra. Lutjet kur janë kryer janë bërë edhe pa qenë e mbuluar thot ajo. Ata që paraqesin kërcënime dhe u përmbahen rregullave që ata i konsiderojnë si primare për të qenë mysliman, ose nuk din gjë nga myslimanizmi ose janë thjesht fanatikë në shpirt. Në xhaminë e themeluar nga unë mund të frekuentojnë si gratë  me shami po edhe ato të pambuluara siq ka qenë në fillimin e themelimit të fesë.

“Ky është vetëm fillimi”, rrëfen ajo. “Ne i motivojmë të gjithë ata që kanë kurajo që ta luftojmë konservativizmin dhe përkrahje kemi çdo ditë e më shumë. Më japin vullnet njerëzit që të vazhdojë më tutje dhe po paraqesin kërkesa që edhe në qendrat e tjera të themelojnë xhami të njëjta me pikëpamje liberale dhe të hapur për të gjithë, duke qenë në harmoni të plotë me të gjitha religjionet e tjera.”

Në mbrojtje të zonjës Ates u paraqit kandidati për Bundespresident nga partia SPD zoti Martin Schulz. Ai reagoi ashpër ndaj kritikave të bëra nga përfaqësuesit fetar të shtetit turk që deklarojnë se ajo si grua s ka fare të bëj me burimet e fesë islame. Zoti Schulz përmend se ashtu sikurse feja krishtere dhe jude po ashtu edhe ajo myslimane përbëhet nga rrymime të ndryshme. Për të gjitha këto ryma shteti gjerman deklaron dhe mbrojnë lirinë fetare. Kjo do të duhej të ishte ashtu edhe në shtetet tjera deklaron kandidati për Bundeskancelar Schulz. Zonja Ates thot se të gjitha kërcënimet i ka marr parasysh, po ate se qëndron në lëvizjen e Gülenit nga Turqia se kishte paramenduar. Është një shpifje e kulluar deklaron ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat