Vëllai i shqiptares së vrarë në Munih: E urrej të shkoj në vendin ku ndodhi sulmi

Gjermania

Vëllai i shqiptares së vrarë në Munih: E urrej të shkoj në vendin ku ndodhi sulmi

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 15:44
Motra e Arbnorit, Armela Segashi, 14-vjeçare ishte viktima e parë.

Gati një vit më parë David S. kishte qëlluar nëntë persona në “Olympic Shopping Center (OEZ)” në Munih. Motra e Arbnorit, Armela Segashi, 14-vjeçare ishte viktima e parë. Më 22 korrik 2016, ai nuk e mbrojti atë me sukses.

Arbnori e vë një foto të motrës së tij poshtë dhe një arush të bardhë. Zbukurime me lule dhe foto të viktimave tjerë. “Në fakt unë e urrej këtë vend”, thotë 22-vjeçari. “Por, ky ishte vendi i fundit ku ishte ajo”, shkruan ‘Bild.de”.

Më pas, në një storie të televizionit gjerman ZDF tregohet për vështirësitë që kishte familja nga Kosova, kur kuptoi se Armela ishte në mesin e viktimave. Në funeralin e saj në Kosovë morën pjesë 15 mijë persona.

David S. me rrënjë iraniane kishte sulmuar të rinjtë në restorantin e McDonalds në OEZ, ku ata po festonin fundin e javës para festës. Ai më pas kishte qëlluar duke vrarë nëntë persona, ku tre ishin shqiptarë.

Në këtë sulm terrorist, përveç Armela Segashit, ishin vrarë edhe dy kosovarë të tjerë – Sabina Sulaj dhe Dijamant Zabërgja. 10 persona kishin mbetur të vdekur në këtë incident.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat