Këshilli iniciues për themelimin e nëndegës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Baden-Würtemberg me qëndrime konkrete

Gjermania

Këshilli iniciues për themelimin e nëndegës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Baden-Würtemberg me qëndrime konkrete

Nga: Luan–Asllan dibrani Më: 17 korrik 2017 Në ora: 07:19
Takimi i radhës i Lobit Euro-Atlantik shqiptar

Tubimi i radhës i Lobit Euro-Atlantik shqiptar u mbajt me datën 15.07.2017  në një lokal shqiptar  i ngrohtë ,mikpritës dhe  pronar i njërit nga anëtaret e Këshillit iniciues z. Naim Sheremti  pikërisht ne Muhringen të Shtutgard.

Pamje e takimit të grupit iniciues nga Baki Mustafa ,Asllan Dibrani,Ali Sylemani ,Dr. Rexhep Rexhepi,Benita Pula,Naim Shermeti,Agim Iseni,Skenderbeg Klaiqi , dhe Mirvete  Blakqori  në Shtutgard- Gjermani për themelimin e nëndegës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Baden-Würtemberg me datën 15.07.2017.

Tubimin e hapi z.Baki Mustafa  i zgjedhur kryesues i këshillit nga i cili rast  përshëndeti të pranishmit dhe bëri një  njoftim mbi aktivitetin  e shoqatave   në Shtuttgard me rrethinë. Ai foli edhe për organizimin e mirëfilltë paraprak  në rrafshin kombëtar  që  vetvetiu  puna  e mbare e shoqatave   shkon në interesin  e Lobit edhe se për momentin  ka  vend për skepticizëm  nga se   mërgata akoma është nën ndikimin e  rrymave të ndryshme, gjë që  duhet shëruar  ato plagë ngadalë.

Në tubim  morën pjesë Baki Mustafa ,Asllan Dibrani,Ali Sylemani ,Dr Rexhep Rexhepi,Benita Pula,Naim Shermeti,AgimIseni,Skenderbeg Klaiqi , dhe Mirvete  Blakqori  e përzgjedhur ne sektorin e kulturës. Munguan  me arsye  të ndryshme  me arsyetim ,Muhamet Hoxha,Dashurie Zuka  etj.

Pastaj fjalën e mori Skenderbeg Klaiqi  i emëruar si kryetar deri në kuvendin  e parë të gjithëanëshem  të Lobit Euro-Atlantik shqiptar. Ai foli për planifikim dhe organizim  e mëtutjeshëm  të Lobit  me shtrirje   të mëtutjeshme në  botë. Në diskutime mori pjese te gjithë të pranishmit.

Takimi ishte  konstruktiv dhe me një frymë vëllazërore. U bisedua  për shumë tema për Lobin dhe rreth Lobit. Si qëndrim  u morr të përpunohet edhe njëherë  statuti ,rregullorja dhe  fletëanëtarësimi  në Lobin Euro-Atlantik nga MaxhunSyla ,Agim Iseni dhe Asllan Dibrani.Pos asaj u mor qëndrimi qe me  faqen  zyrtare të Lobit të ngarkohet zoti Agim Iseni. Grupi i punës  u zotuar, se deri me datën  e mbajtjes se kuvendi  të  kenë një varg takimesh me   shoqata ,klube dhe organizime  te  sektorit  ekonomik qe  në vitet   fundit  shqiptarët në Gjermani e kanë  ndryshuar   epitetin  e vet nga ish propaganda serbe  dhe  sajimimin  në klasën e dyte   te qytetarëve ,si punëtor krahu sharragji etj ,por kane hap firma. Janë ngritur në fushën  e kulturës  qe sot shqiptarët i gjen  kudo në  institucionet  zyrtare në shtetin gjerman. Njëzëri  grupi  iniciues vendosi qe  Kuvendi të mbahet në muajin Tetor si datë e mundshme  21.10.2017  diku në Shtutgart.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat