Turniri spotiv humanitar tradicional - Bota Sot
Turniri spotiv humanitar tradicional

Gjermania

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Turniri spotiv humanitar tradicional

IDRIZ ZEQIRAJ Nga IDRIZ ZEQIRAJ Më 25 korrik 2017 Në ora: 15:34
Nga Turniri Sportiv Humanitar Tradicional në Pfaffenhofen

Shoqata Kulturore Humanitare Shqiptaro-Gjermane "Sali Çekaj", në Pfaffenhofen të Bavarisë gjermane, vazhdon aktivitetet kulturore, sportive dhe humanitare. Korriku është muaji i përcaktuar për një aktivitet të veçantë: Turniri Sportiv Humanitar Tradicional. Në krye të këtij organizimi është Kryesia e Shoqatës "Sali Çekaj", me Osman Ferizin-kryetar, Blerim Cakiqi-nënkryetar, Mustafë Shala, Shemsi Haziri, Shaban Muli, Gazmend Dashi, Zymer Zeneli, Isuf Qetaj, Ermal Hoxha, Rafet Mehmeti, Maxhun Smajli - anëtarë.

Image
Kryesia e Shoqatës "Sali Çekaj" me mysafirë, ARGENT FERIZI, studen në Mynih, IDRIZ ZEQIRAJ, anëtar Nderi i Shoqatës

Në Turnirin Sportiv Humanitar garuan 16 ekipe të futbollit. Pfaffenhofeni u përfaqësua me tri ekipe: 1) "Theranda", 2) " Blerimi Maler" (ekipi i firmës të Blerim Cakiqit), 3) "Sali Çekaj", (ekipi i Shoqatës). Një ekip sportiv simpatik vinte nga Freissingu fëqinj, i kryesuar nga sekretari i Shoqatës, "Rrufeja", Naim Haxhijaj. Ndëra ekipet tjera vinin nga qytetet tjera të Bavarisë.

Në anësorën e fushës sportive, për ndarjen e lojërave garuese dhe mbikëqyrjen ishin: Argent Ferizi, Enisi, Isuf Qetaj, Gazmend Dashi. Ndërsa referë: Naim Hajdaj, Arianit Hasaj, Avni Hoxha e Naser Xhafa. Në përfundim të lojërave, u përcaktuan ekipet fituese: Vendin e parë e zuri "FC Ferizaji"; vendin e dytë, "FC Falke"; vendin e tretë, "FC Prishtina". Lojëtari më i mirë u shpall Gregori, ndërsa portieri më i mirë u klasifikua Ardian Duhani.

Image
Ekipet sportive të Pfaffenhofenit me organizatorët e turnirit

Organizimi dhe funksionimi i kuzhinës, në mjediset sportive, sidomos kur zhvillohet Turniri Sportiv Humanitar Tradicional, ka një rëndësi të veçantë, për begatimin e arkës financiare humamitare. Edhe kësaj radhe kuzhina e menagjuar nga anëtarët e kryesisë të Shoqatës "Sali Çekaj"; Shaban Muli, Azem Daka, Blerim Cakiqi, Rafet Mehmeti, Bajram Muli, përmbushi, mrekullisht mirë, nevojat e ekipeve sportive dhe të shikuesëve, simpatizantëve dhe dashamirëve të sportit, përkatësisht, të lojëtarëve të futbollit.

Nga Turniri Sportiv Humanitar u realizuan 4.300 euro, bruto, plus 100 euro dhuroi Afim Mulaj, i cili shquhet për humanitet. Në të njëjtën ditë dhuroi 500 euro, për rinovimin e shtëpisë të një ushtari të luftës. Mjetët e siguruara dhe të tjera, që vazhdojnë të mblidhën, do të përdorën për humanitet.

Shoqata "Sali Çekaj" meremeton një shtëpi

Shoqata Kulturore Humanitare Shqiptaro-Gjermane, "Sali "Çekaj", në Pfaffenhofen të Bavarisë gjermane, është nga më të shquarat në Mërgatën shqiptare. Kjo Shoqatë, është e hershme në aktivitete kulturore, edukuese, sportive, humanitare. Bursimet e studentëve në nevojë; ndarje ndihmash, të herëpashershme për skamnorët, në të gjitha trojet shqiptare, përfshi edhe Shqipërinë.

Nuk ka ngujime nepotike e provinciale dhe as preferenca individuale apo grupore. Sejcili anëtar i Shoqatës, madje edhe individ jashtë saj, ka të drejtë të deponojë propozime për skamnorë dhe nevojtarë, kudo që ata ndodhën. Kryesia i studjon me shumë përgjegjësi, duke bërë verifikimin faktik, nëpërmjet organeve komunale dhe të fshatit apo lagjës ku jeton nevojtari, skamnori. 

Ndonëse Shoqata është marrë me ndërtime dhe meremetime të shtëpive, më parësi invalidët dhe luftëtarët, me humbje të aftësive për punë, bazë e informacionit kanë qenë eprorët e tyre ushtarakë, nga çeta, batalioni e deri ke kreu i brigadës. Prandaj, anëtarët e Shoqatës "Sali Çekaj", ish-luftëtarë, indinjohen për veprimet kriminale e rrugaçërore të disa "komandantëve", të cilët kanë dhënë "dëshmi të veteranit", pa shprazur asnjë plumb!

Për shembull, Brigada 138, bëri një kërkesë për ushtarin e UÇK-së, në Koshare, Nebi Beqiri, nga Xërxa, për një ndërhyrje kirurgjike, në zemër, në spitalin turk. Shoqata ndihmoi me 500 euro, për operacionin, i cili kushtoi, gjithsejt, 4.500 euro. Shuma tjetër ishte siguruar, më parë, nga brenda Kosovës.

Shoqata "Sali Çekaj" arriti ta realizojë projektin e kushtueshëm, gadi të barazueshëm me ndërtimin e një shtëpie, ngritjen e shtatorës të hyjnorës tonë, Nëna Tereze. Organizimi madhështor i përurimit të këtij monumenti historik, ishte i llojit të veçantë. Pjesëmarrja e personaliteteve nga Kosova, Shqipëria, të veprimtarëve shqiptarë nga shtetet e Evropës, si dhe të personaliteteve kishtare dhe shtetërore gjermane, i dhanë hijeshi e sharm sheshit, ku u ngrit shtatorja e shenjëtorës shqiptare, Nëna Tereze.

Mesha masive, e mbajtur në Kishën Qendrore të qytetit, me praninë e të gjitha besimeve fetare, ishte një risi tjetër, krejt e virgjër. Tani vendorët dhe mërgimtarët shqiptarë, kanë një faltore të veçantë - Shtatorën e Gonxhe Bojaxhiut, e mbiquajtur Nëna Tereze, Nënës të përbotshme, unike në historinë e njerëzimit.

Kërkesë nga Shoqata "Sali  Çekaj"

Kërkojmë ndihmë solidare për ish-ushtarin besnik të UÇK-së, në Koshare, Ukshin Gashi, nga Lumbardhi, për meretimin e shtëpisë. Shumë familje skamnore, falë humanitetit tuaj, sot janë bërë me shtëpi. Andaj, kërkoj mbështetjen tuaj, nga shuma prej 200 euro e sipër. Deri më tani, nga 500 euro kanë dhënë: Adem Shoshi, Afrim Mulaj, Isuf Qetaj dhe shumë të tjerë nga 200 euro.

Ju garantojmë dhënien e vërtetimit, si dëshmi për Finanzamt (byronë e tatimeve), si spende (lehtësim në tatim), sepse Shoqata është e regjistruar me:

ST.MR. 124/1o7/00814

Iban: DE 59 721516500009

BIC: BYLADEM 1 PAF

Sparkasse Pfaffenhofen

Name (Emri): Albanisch - Deutscher Kultur e.V. "Sali Çekaj"

Mundësisht, pagesën ta bëni deri në fund të muajit korrik, sepse meremetimi i shtëpisë duhet të përfundojë para të reshurave vjeshtore.

Uroj, shpresoj dhe besoj për mirëkuptimin tuaj!

Ju falemnderit dhe Zoti ju shpërbleftë me shëndet e begati!

Me respekt: Osman Ferizi, kryetar i Shoqatës "Sali Çekaj"

Dhe, për fund, një - N j o f t i m - për anëtarët e Shoqatës "Sali Çekaj", të cilët kanë ardhur më parë në Atdhe dhe nuk janë informuar se më 30.07.2017, Shoqatat simotra, që mbajnë emrin e Sali Çekaj, Hero i Kosovës, nga Gjermania dhe Zvicra, së bashku do të bëjnë homazhe, vizita nderimi, për disa heronj, të luftës dhe të pas luftës.

Pikëtakimi do të jetë ke shtatorja e Heroit Sali Çekaj, në Deçan, më 30.07.2017, në ora 8.oo, nga ku do të fillojnë homazhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test