Gjermani: Arrestohet vrasësi i shqiptarit Xhoi Musaj

Gjermania

Gjermani: Arrestohet vrasësi i shqiptarit Xhoi Musaj

Nga: Bota sot Më: 26 korrik 2017 Në ora: 18:15
Xhoi Musaj

Në fillim të majit është gjetur një kufomë në liqenin Anglersee të qytetit gjerman Erbach. Fillimisht kufoma ishte zbuluar nga dëshmitarët që alarmuan policinë, ndërsa më pas nga rezultatet e obdukcionit u identifikua edhe identiteti i viktimës, i cili ishte Xhoi Musaj nga Shqipëria, 19 vjeç, shkruan "BILD".

Pas hetimeve disamujore më në fund grupi hetimor i përbërë prej 30 vetash ka arrestuar një 46 vjeçar, i cili dyshohet se është vrasësi i 19 vjeçarit. Agresori fillimisht kishte dhunuar viktimën dhe më pas kishte gjasa që nga plagët e marra të kishte ndërruar jetë Musaj.

Policia gjermane bën me dije se motivi i vrasjes është çështje private mes dy personave./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat