Zyra e Emigracionit kritikohet për dëbimin e refugjatit shqiptar, plotësonte tre kushtet

Gjermania

Zyra e Emigracionit kritikohet për dëbimin e refugjatit shqiptar, plotësonte tre kushtet

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 1 gusht 2017 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Zyra e Emigracionit në Erfurt është kritikuar për dëbimin e një refugjati të shkolluar nga Kosova, shkruajnë mediat gjermane si “DPA”.

Konkretisht 33 vjeçari është dëbuar në 20 korrik rreth orës 3.00 drejt vendlindjes, edhepse sipas ligjit gjerman, studentët të cilët ndjekin shkollimet, janë të mbrojtur nga dëbimet. Trajtimi i Zyrës për Emigracion në Erfurt ka qenë jo-transparente dhe e dyshimtë me rastin e 33 vjeçarit që do fillonte shkollën për frizer. Ky rast është i njohur për drejtësinë e Thüringer, e cila do nis hetimet. “Pasi ta hetojmë rastin, do japim deklaratë publike,” thanë nga drejtësia e Thüringer, përcjell botasot.info. 

Refugjati i kishte plotësuar të gjitha kushtet për të qëndruar në Gjermani: një kontratë shkollimi, njohuri të mira të gjuhës gjermane si dhe leje pune. Shtuar këtë faktin se në Gjermani kërkohen 5800 praktikantë për profesione të ndryshme./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat