E sulmoi me sëpatë bashkëkombasin, Gjykata pritet ta dënojë 39 vjeçarin shqiptar

Gjermania

E sulmoi me sëpatë bashkëkombasin, Gjykata pritet ta dënojë 39 vjeçarin shqiptar

Nga: Bota Sot Më: 2 gusht 2017 Në ora: 12:52
Ilustrim

Një baba 39 vjeçar nga Kosova qëndron në paraburgimin e Osnabrück, për shkak se dyshohet për plagosje me sëpatë të një personi tjetër. Viktima kishte marrë një plagë pesë centimetra të thellë në pjesën e djathtë të veshit, siç njoftuan nga Prokuroria gjermane, shkruan noz.de. Shqiptari akuzohet për “vrasje të mbetur në tentativë”, megjithatë për t’u hedhur zyrtarisht aktakuza pritet edhe konfirmimi i psikologut.

Përleshja për motive të dobta kishte ndodhur në 4 mars në një treg të Osnabrück, mes shqiptarit nga Kosova dhe shqiptarit të Shqipërisë i cili ishte pronar i një tregu. Ky i fundit pretendon se bashkëkomasi tentoi ta vrasë.

Gjykata pritet ti jap fund vendimit pas dëgjimit edhe të dëshmitarëve okularë, që mendohet se do zbardhin tërësisht ngjarjen./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat