Gjuha gjermane shtohet me 5000 fjalë, kritikët kërkojnë më pak huazime nga anglishtja

Gjermania

Gjuha gjermane shtohet me 5000 fjalë, kritikët kërkojnë më pak huazime nga anglishtja

Nga: Fitim Dika Më: 7 gusht 2017 Në ora: 18:21
ilustrim

Botimi i 27 i Dude-s (Fjalorit të Gjuhës Gjermane) e gjen gjuhën gjermane me 5000 fjalë të reja, shkruan “Der Spiegel”. Mes fjalëve te rreja spikasin terme të reja gjatë zhvillimeve të fundit politike veçanërisht ajo e valës së refugjatëve dhe emërtimeve të reja nga gjuha angleze. “Është fakt i pamohueshëm se shumë gjëra në jetën që na rrethojnë vijnë nga hapësirat angleze-amerikane, veçanërisht kur bëhet fjalë për zhvillimet teknologjike,” tha udhëheqësja e redaktorëve Kathrin Kunkel-Razum të mërkurën. Gjuhë gjermane është shtuar vazhdimisht me fjalë të reja. Në 1880 gjuha gjermane numëronte 27.000 fjalë, ndërsa në botimin e fundit të DUDE ajo numëron 145.000 fjalë. Mes fjalëve te reja janë: Flüchtlingskrise (kriza e refugjatëve), Fake News (lajme të rrejshme që zakonisht shpërndahen shpejt nëpër rrjetet sociale), Brexit, si dhe fjalë nga anglishtja si Selfie, Selfiestick, Tablet, Social Bot, pixelig, Datenbrille, Emoji, Filterblase, liken, Cyberkrieg, facebooken.

Botimi i fundit i Dude ishte në 2013 dhe u shit 850.000 herë.

Një pjesë e madhe e kritikëve letrarë e kanë kritikuar vendimin e Dude për të futur aq shumë huazime nga anglishtja në gjuhën gjermane. Fjala vjen në vend të “Laptop” në gjuhën gjermane mund të ekzistonte fjala “Klapprechner”./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat