Një zjarr në kampin e refugjatëve të Bad Driburg pranë Paderborn i ka dhënë fund jetës së një gruaje shqiptare. Ngjarja ka ndodhur ditën e premte, ndërsa viktima është 28 vjeç, tha një zëdhënës policor, njofton “Bota sot”, lajmin e "Focus.de".
Policia arriti ti evakuojë 91 persona, ndërsa gruaja shqiptare mund të ketë vdekur pasi ka qenë më aftësi të kufizuara dhe kishte nevojë për ndihmë.
Nuk dihen akoma arsyet e shpërthimit të zjarrit./Bota sot