Gjermania dëbon 10 shqiptarë, ja përse - Bota Sot
Gjermania dëbon 10 shqiptarë, ja përse

Gjermania

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Gjermania dëbon 10 shqiptarë, ja përse

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 23:06
Policia gjermane

Dhjetë shqiptarë janë ndaluar të hyjnë ilegalisht në Gjermani nga policia federale. Bëhet fjalë për dy familje të cilat po udhëtonin në një minibus në autostradën , afër Rottal-Ost kur janë kontrolluar nga policia shkruan portali gjerman plus.pnp.de

Ata kanë treguar pasaportat shqiptare. Nga kontrolli i dokumenteve është zbuluar se shoferi dhe shoqëruesi i tij kishin qenë më parë të dënuar për falsifikim dokumentesh dhe për trafikim të të huajve në Gjermani. Kur janë pyetur për qëllimin e qëndrimit në Gjermani ata kanë dhënë deklarime kontradiktore

Pas marrjes në pyetje lidhur me qëllimin e udhëtimit dhe qëndrimit në Gjermani, ata ranë në kundërshtim me deklarimet e tyre. Për këtë shkak ato u dëbuan nga territori gjerman dhe u kthyen në Austri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test