Policia arreston tre arabët të cilët plagosën me armë zjarri shqiptarin - Bota Sot
Policia arreston tre arabët të cilët plagosën me armë zjarri shqiptarin

Gjermania

E enjte, 14 dhjetor 2017

Policia arreston tre arabët të cilët plagosën me armë zjarri shqiptarin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 14 gusht 2017 Në ora: 16:04
Policia

Gjatë një breshërie armësh në rrugën Eisenbahnstraße (Leipzig) ku mbeti i plagosur rëndë shqiptari 32 vjeçar, policia gjermane ka arritur të arrestojë tre të dyshuar, shkruan tag24.de.

Ngjarja kishte ndodhur në “Café Enjoy”. Fillimisht ka pasur një përleshje fizike mes shqiptarit dhe arabëve dhe më pas njëri nga agresorët ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me plumb në bark shqiptarin (32). Një dëshmitar okular ka thënë se ka parë një veturë me pesë persona që janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Të shtunën pasdite erdhi suksesi i policisë, kur në afërsi të Wintergarten-Hochhauses, arrestoi dy sirianë dhe një iraken. Njësitë speciale gjithashtu sekuestruan edhe veturën me të cilën u larguan.

 Rruga Eisenbahnstraße njihet për një zonë konfliktuale, pasi është vendtakimi i lojërave të fatit dhe shitjes së drogës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test