Përkujtohet Kolonel Ahmet Krasniqi dhe 7 shtatori, dita e shpalljes së Deklarates Kushtetuese 1990

Gjermania

Përkujtohet Kolonel Ahmet Krasniqi dhe 7 shtatori, dita e shpalljes së Deklarates Kushtetuese 1990

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 20:55
Kolonel Ahmet Krasniqi

Nëndega e LDK-se për NRW-Gjermani, me rastin e 19 vjetorit të rënjes së Kolonel Ahmet Krasniqit organizon Akademi Përkujtimore. Kolonel Krasniqi ishte Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe komandan i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës 

Njëkohësisht kujtojmë edhe 7 shtatorin, diten e shpalljes së Deklarates Kushtetuese të Republikes së Kosoves, 1990 në Kaqanik. më 7 shtator 2017, u bënë 27 vjet qyshkur delegatët e Kuvendit të Kosovës shpallën Kushtetutën, të njohur si “Kushtetuta e Kaçanikut”, që është njëri ndër aktet themeltare të shtetësisë së Kosovës.

Nëndega jonë kësajë here do ju ofroj një videoinqizim enkas për këtë tubim të bërë pak ditë më parë nga Nënkryetari i atëhershem i Kuvendit z. Ilaz Ramajli,(i cili me knaqësi e bëri për neve).

Tubimi do bëhet më 8 shtator2017,për adresen do ju njoftojmë pas konfirmimit nga rezervimi i salles. 03.09.2017-Jakup Gërguri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat