Rrihet për vdekje një sirian, agresori dyshohet të jetë shqiptar - Bota Sot
Rrihet për vdekje një sirian, agresori dyshohet të jetë shqiptar

Gjermania

E premte, 15 dhjetor 2017

Rrihet për vdekje një sirian, agresori dyshohet të jetë shqiptar

Nga: BOTA SOT Më: 9 shtator 2017 Në ora: 14:44
Policia pyet: kush e njeh këtë person ose njeh vendodhjen e tij?

Gjatë përleshjes fizike në diskotekën “Joy” në 2 shtator 2017 viktima, një sirian 22 vjeçar, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Tani policia gjermane ka publikuar fotografitë e pjesëmarrësve në përleshje dhe kërkon ndihmën për kapjen e autorëve. Siriani vdiq në spital të enjten, ndërsa si agresori i tij, dyshohet edhe një 22 vjeçar shqiptar, shkruan "wize.life".

Policia pyet: kush e njeh këtë person ose njeh vendodhjen e tij? Ai është i veshur me bluzë të bardhë, trup kompakt dhe i gjatë 1.70 -1.75.

Kush ka informacione shtesë mund të paraqitet në numrin e policisë kriminale të Norderstedt:040/528060./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test