Gjermani: Natyralizohen 78 persona, ja sa shqiptarë

Gjermania

Gjermani: Natyralizohen 78 persona, ja sa shqiptarë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 14 shtator 2017 Në ora: 15:40
Ceremonia e organizuar nga autoritetet gjermane

Në rajonin gjerman “Rhein-Sieg” janë natyralizuar 49 gra, 24 burra dhe pesë fëmijë - gjithsej 78 persona. Ata e morrën bashkarisht pasaportën gjermane, në një ceremoni të organizuar nga autoritetet gjermane, shkruan blick-aktuell.de.

Mes të natyralizuarve janë edhe pesë shqiptarë (dy nga Shqipëria dhe tre nga Kosova), ndërsa më së shumti në numër janë grekët (9) dhe britanikët (8).

Historia e Zyrafete Doçi

Portali gjerman ka treguar historinë e natyralizimit të nënës shqiptare Zyrafete Doçi (34). Ajo kishte ardhur në Gjermani përpara dhjetë vitesh dhe me plot vetëdije kishte aprovuar për pasaportën gjermane: të jetosh në Gjermani, duhet ti “takosh” Gjermanisë. Andaj për atë ka qenë mjaft e rëndësishme njohja e mirë e gjuhës dhe përshtatja me rregullat dhe strukturat gjermane. Ajo është nëna e tre fëmijëve./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat