Gjermania kthen mbrapsht tre banorë të Kosovës, i katërti akuzohet për trafikim - Bota Sot
Gjermania kthen mbrapsht tre banorë të Kosovës, i katërti akuzohet për trafikim

Gjermania

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Gjermania kthen mbrapsht tre banorë të Kosovës, i katërti akuzohet për trafikim

Nga: BOTA SOT Më: 15 shtator 2017 Në ora: 14:07
Policia gjermane

Policia gjermane ka arrestuar të martën një banor nga Kosova, i cili ishte duke udhëtuar në tunelin kufitar mes Gjermanisë dhe Austrisë në vendin Füssen, magjistralja A7. 39 vjeçari akuzohet se ka trafikuar shumë banorë, shkruan kreisbote.de.

Ai udhëtonte me tre pasagjerë tjerë. Përkundër që vetë kishte dokumenta të rregullta italiane, bashkë-udhëtarët e tij nuk kishin viza. Më vonë policia kuptoi se ata kërkonin të shkojnë në Belgjikë për të punuar. Megjithatë treshja kthehet pas dhe u dorëzohet autoriteteve austriake, ndërsa 39 vjeçari gjobitet me 1200 euro. Gjoba shërben për të paguar procedurën e mundshme penale, për trafikim të qenieve njerëzore./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test