Luan Krasniqi takon Angela Merkel, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës - Bota Sot
Luan Krasniqi takon Angela Merkel, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Gjermania

E shtunë, 21 tetor 2017

Luan Krasniqi takon Angela Merkel, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 21:17
Luan Krasniqi dhe Angela Merkel

Ish – kampioni i Evropës në kategorinë e rëndë në boks, Luan Krasniqi ka takuar kancellaren e Gjermanisë, Angela Merkel në kuadër të një takimi me personalitete të shquara.

Krasniqi ka thënë se e ka falënderuar Merkelin për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar.

“Dje, pata kënaqësinë të marr pjesë në takimin e ftuar nga Bundeskancelarja gjermane Dr. Angela Merkel, sëbashku me personalitete të shquara të jetës politike, kulturore e sportive.”

“U bisedua për tema të rëndësishme dhe në veçanti për çështjet aktuale e zgjedhjet e ardhshme për Bundestagun e Gjermanisë”, ka thënë Krasniqi.

“Në kohën që Bundeskancelarja më dhuroi, biseduam ngrohtësisht e hapur për disa aspekte aktuale me ç’rast shpreha falënderimin tim personal për mbështetjen që Dr. Merkel dhe Gjermania mike i dhanë Kosovës dhe popullit shqiptar gjatë tërë periudhës së qeverisjes së saj”, ka pohuar ai.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test