Frankfurt: Përleshje si nëpër filma, shqiptari ther me thikë marokenin - Bota Sot
Frankfurt: Përleshje si nëpër filma, shqiptari ther me thikë marokenin

Gjermania

E enjte, 14 dhjetor 2017

Frankfurt: Përleshje si nëpër filma, shqiptari ther me thikë marokenin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 3 tetor 2017 Në ora: 15:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Në një lagje të Franfurtit ka eskaluar situata, pikërisht na lagjen e njohur si Rotlichtviertel - baza e drogës dhe dhunës! Sesa keq ka shkuar situata tregojnë fotot e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”. Të premten aty ka ndodhur një përplasje mes një trupi maroken dhe shumë shqiptarëve. Dhe papritur në mes të rrugës fillojnë përleshjen me boksa dy burra. Motivet janë të paqarta.

Veturat ndalojnë, ndërkohë shumë burra përzihen në vrullin e përleshjes. Ndokush hedh shishen e birrës në kokën e kundërshtarit, ndërsa shqiptari nxjer thikën dhe ia ngul prapa shpine një marokeni 27 vjeçar. 24 vjeçari shqiptar arrestohet nga policia; ndërsa bilanci i përgjithshëm i gjithë kësaj historie është tre të plagosur (20/27/28) dhe të arrestuar katër persona (24/31/44/59), për shkak se kishin prishur rendin publik.

Policia theksoi se është me fat që përleshja nuk eskaloi më tej./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test