Rrëfimi i Sabri Zahitit: Dhëndri ma vrau vajzën 5 javë pasi e mori në Gjermani - Bota Sot
Rrëfimi i Sabri Zahitit: Dhëndri ma vrau vajzën 5 javë pasi e mori në Gjermani

Gjermania

E hënë, 18 dhjetor 2017

Rrëfimi i Sabri Zahitit: Dhëndri ma vrau vajzën 5 javë pasi e mori në Gjermani

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 17:49
Arianita Zahiti dhe Avdyl Nasufi

Vetëm 5 javë pasi ka nisur jetesën në Gjermani te bashkëshorti, Arianita Zahiti nga Vushtrria është gjetur e vrarë me thikë në apartamentin ku jetonte çifti nga Kosova. Vrasjen e saj e ka pranuar burri i saj Avdyl Nasufi, i cili më të kryer krimin është dorëzuar tek autoritetet gjermane. Burri 36 vjeçar dhe gruaja viktimë 27 vjeçe, të dy nga Vushtrria, ishin martuar në prill të këtij viti. Trupi i viktimës ka arritur të martën në Kosovë. Familja e saj kanë hapur të pame në Vushtrri, derisa varrimi do të bëhet një ditë më pas – të mërkurën në mesditë. Babai i Arianitës thotë se ende nuk e di se çka e ka shty dhëndrin që t’ia marrë jetën me thikë të bijës.

Sabri Zahiti ka hapur të pame për të bijën, Arianita Zahiti, e cila iu vra të dielën në Siegburg të Gjermanisë, nga bashkëshorti i saj Avdyl Nasufi. Krimi kishte ndodhur në apartamentin ku banonte çifti, të cilët ishin martuar në prill të këtij viti, pas një vit njohje mes vete. 

27 vjecarja nga Vushtrria u ther për vdekjen me thikë, mëngjesin e ditës së kobshme, vetëm pesë javë pasi kishte udhëtuar për të jetuar në Gjermani, me të rregulluar dokumentet për bashkëjetesë dhe lejeqëndrim pranë bashkëshortit që jeton atje prej vitesh. 

Babai i viktimës, derisa të martën qëndron para dyerve të oborrit të shtëpisë së tij, ndërkohë sa pret ardhjen e trupit të pajetë të vajzës se tij, po pranon edhe ngushëllime nga të afërm të tij të cilët gjatë gjithë ditës kanë ardhur për të parë. Ai rrëfen për Express se ende nuk i di motivet që çuan në vrasjen e së bijës, dy ditë më parë. 

“Kurr vajza s’mu ka anku. As ai. Çka ndodhi nuk e di. Unë hala po shpresoj se jam anderr, se s’po muj me besu”, thotë Zahiti. 

Lajmin tregon se ia dha vëllai i dhëndrit, por se edhe ai i kishte thënë se nuk i di motivet. 

“Kur m’ka thirr vllavi i tina, i kom than a din mem tregu veç pse! Tha pasha qata katër fmi që i kam, me pas dite që kanë najfar mosmarrëveshje kurrë se kisha lanë Arianiten me shku me to aty”, citon t’i ketë bërë be miku i tij. 

Megjithëse ka pasur kontakt me familjen e dorasit edhe pas pas vrajës, ai thotë se nuk do t’i pranojë ata të vijnë në varrimin dhe të pamën e së bijës, që zhvillohet të martën në mesdite. 

Mediat në gjermani kanë raportuar se çifti kanë pasur një grindje në ditën kur ka ndodhur krimi. Kështu shkruan KSTA.de të kenë pohuar fqinjët e çiftit i cili jetonin se bashku prej pak javësh në një apartament në Siegburg të Gjermanisë.

Por babai i 27 vjeçares që deri para pak javësh kishte jetuar në Kosovë ku punonte si mësuese e gjuhës gjermane në Vushtrri, thotë se nuk i është thënë asnjëherë nga e bija apo dhëndri se kanë ndonjë mosmarrëveshje mes vete. 

Madje thotë se bashkë me të dy ka biseduar një natë më parë përmes telefoni, dhe dukeshin të lumtur që janë bashkuar. 

“Sdi, qysh ka arrite ai me i ra thike nuk e di. Janë dashtë mes veti. Nuk munda me than që mi ka ba qikes zullum ose najsen t’keqe ma përpara”, thotë burri, i tronditur nga ngjarja. 

Tutje ai kujton dasmën e çiftit që ishin njoftuar para një viti. 

“Ata janë martuar më 15 prill të këtij viti. Kanë ba dasmë të madhe. Është bërë një dasme e hareshme, si prej familjes së saj si prej nesh”, vazhdon rrëfimin Sabri Zahiti. 

“Qika ka shku më 27 gusht në Gjermani. Pra, para 5 jave asaj i janë rregulluar letrat me shku”, tregon ai. 

“Kjo o çmenduri. Si me kanë e përgatitë. Pe marr për ni kohë e po ja boj qetohen”, deklaron babai i të vrarës, i thyer nga humbja e së bijës. 

Avni Zahiti ka edhe dy vajza tjera dhe një djalë, por tregon se me Arianitën ishte më i lidhur në raport. 

“Këtë e kam pas më të voglën”, thotë, dhe për një moment shpërthen në lot. 

“Është kan e lidhmë për prind. Është kanë e shkollume qika. Ka pas karakter, ka pas njerzi. Krejt na kan pas lakmi”, thotë ai duke mos u përmbajtur nga dhimbja. 

Varrimi i Arianita Zahitit është paraparë të bëhet të martën, derisa trupi u ka arritur familjareve, nga Gjermania në Kosovë, të martën pasdite. 

Bashkëshorti i saj, Avdyl Nasufi , bëhet e ditur se ka pranuar tek autoritet gjermane se ka kryer vrasjen me thikë të gruas së tij, trupi i pajetë i të cilës u gjet në apartamentin ku banonin. 

Pasi ishte kryer vrasja, 36 vjecari Nasufi kishte thirrur vetë policinë dhe ambulance, dhe sipas raportimeve të mediave gjermane, edhe njollat e gjakut ishin gjetur në duart e tij.

Lexo edhe: Ndodhë përsëri në Gjermani, shqiptari nga Kosova vret gruan e tij 27 vjeçare

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test