Enis Imeri, trajner i Gjermanisë në Karate - Bota Sot
Enis Imeri, trajner i Gjermanisë në Karate

Gjermania

E enjte, 14 dhjetor 2017

Enis Imeri, trajner i Gjermanisë në Karate

Nga: Bajram Osmani Më: 4 tetor 2017 Në ora: 20:05
Enis Imeri, kampion i dyfishtë botëror, tanimë edhe „Bundestrainer“, trajner i Gjermanisë në Karate

Me datën 29.09.2017 Enis Imeri u zgjodhë në Steinen/ Breisgau trajner i Gjermanisë në Karate, në stilin Fudokan. Enisi është kampion i dyfishtë botëror dhe udhëheqë disa shkolla të karatesë në Allgau. Ai e pranoi me dëshirë këtë detyrë,

Sfida e parë në këtë detyrë do të jetë përgatitja e karateistëve gjermanë për kamponatin botëror i cili do të zhvillohet në Nëntor të këtij viti, në Cluj të Rumanisë.

Fudokan është një koncept i avansuar i Karatesë Shotokan që shton aspektet tradicionale dhe njohjet e bioteknikës moderne dhe të mjekësisë sportive.

Bashkëatdhetarët e Ravensburgut me rrethinë, e përgëzuan Enisin për këtë detyrë madhështore dhe i dëshiruan suksese me ekipin e Gjermanisë në Karate.

Jem krenar me TY - Enis Imeri!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test