Zvogëlohet numri i të dëbuarve nga Hessen, ja sa shqiptarë janë riatdhesuar - Bota Sot
Zvogëlohet numri i të dëbuarve nga Hessen, ja sa shqiptarë janë riatdhesuar

Gjermania

E hënë, 11 dhjetor 2017

Zvogëlohet numri i të dëbuarve nga Hessen, ja sa shqiptarë janë riatdhesuar

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 7 tetor 2017 Në ora: 10:36
Ilustrim

Numri i të dëbuarve në Hessen gjatë gjysmëvjetorit të parë të këtij viti është zvogëluar. Kështu ka theksuar ministri i brendshëm Peter Beuth (CDU) për një media gjermane allgemeine-zeitung.de.

Nëse gjatë gjithë vitit të kaluar numri i të dëbuarve ka qenë 1717, gjatë gjysmëvjetorit të parë të këtij viti është 564 persona. Në 2016 numri më i madh i dëbimeve ishte drejt Shqipërisë (461), ndjekur nga Kosova (313) dhe Serbia (303).

Gjatë gjysmës së parë të këtij viti janë dëbuar përsëri më tepër shqiptarët e Shqipërisë (105), ndjekur nga algjerianët (71). Sipas shifrave numri i të dëbuarve nga vendet e Ballkanit perëndimor është zvogëluar ndjeshëm, ndërsa është shtuar numri i të dëbuarve nga Maroku./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test